Qeveria emëroi 11 drejtorë të rinj, ja emrat me detaje
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme ka emëruar disa zgjidhjeve të reja të kuadrove. Fejsal Beadini, emërohet për ushtrues detyre drejtor i Byrosë për Vlerësim, organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Sedad Rushani emërohet për ushtrues detyre drejtor i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjisë, […] The post Qeveria emëroi 11 drejtorë të rinj, ja emrat me detaje appeared first on InfoShqip.com.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme ka emëruar disa zgjidhjeve të reja të kuadrove.
Fejsal Beadini, emërohet për ushtrues detyre drejtor i Byrosë për Vlerësim, organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Sedad Rushani emërohet për ushtrues detyre drejtor i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Shaban Allajbegu emërohet për ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.
Haqim Ramadani emërohet për ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.
Zuhejr Rexhepi emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm.
Mesud Jakupi emërohet për ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Rezervat e Mallrave.
Xheladin Xheladini emërohet për ushtrues detyre drejtor i Institucionit ndëshkues përmisues Burgu i Tetovës.
Selatin Beluli, emërohet për ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Shkup.
Vesna Peshova emërohet ushtruese e detyrës zëvendësdrejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Shkup.
Eljesa Nezir emërohet për ushtrues detyre drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale.
Granit Osmani emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
The post Qeveria emëroi 11 drejtorë të rinj, ja emrat me detaje appeared first on InfoShqip.com.