Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse do kishim kapur drejtësinë, s’do kishte koka të prera nga radhët tona
Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat e bëra nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se drejtësia është e kapur nga qeveria. Ai tha se nëse kjo deo të ishte e vërtetë atëherë, nuk do të kishte të hetuar nga radhët e mazhorancës, por vetëm nga opozita. Ai theksoi se një një mbështetje të madhe në luftën kundër korrupsionit […]
Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat e bëra nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se drejtësia është e kapur nga qeveria.
Ai tha se nëse kjo deo të ishte e vërtetë atëherë, nuk do të kishte të hetuar nga radhët e mazhorancës, por vetëm nga opozita.
Ai theksoi se një një mbështetje të madhe në luftën kundër korrupsionit ka dhënë BE dhe SHBA.
‘Shqiptarët të gjithë janë analistët më të mirë politikë që mund të gjesh dhë ata që e ndjekin nga jashtë politikën janë më të ftohtë në logjik se ata që janë të përfshirë aty brenda në vorbull, ju i shihni dhe i dëgjoni çdo natë, sepse ditën jeni në punë kurse ata në kafe, ata që përpiqen tu bindin se reforma në drejtësi është teatër i mnazhorancës për të hequr kokat e opozitës, nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë nuk do të ishin prerë aq shumë koka nga radhët tona. Nëse qeveria do të kishte kontroll mbi drejtësinë, atëherë drejtësia nuk do të hynte dot në radhët e qeverisë. Ka edhe nga ata që thonë që reformën e bëri Amerika, po Amerika aty ishte edhe më para. Nëse Amerika e kishte kaq kollaj pse se solli më herët, por e la të jetonin nën thundrën e padrejtësisë dhe korrupsionit. Mund të them se pa mbështetjen e BE dhe SHBA ne nuk do t’ja dilnim dot’, tha ai.