Rama kërkoi votën e diasporës, ministri Hasani: Ambasadorët shoqëruan kryeministrin, nuk ishin takime elektorale

Debate në komisionin  për Çështjet Europiane lidhur me pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimet e kryeministrit Rama me diasporën. Kryetarja e Komisionit, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se ambasadorët kanë marrë pjesë në takime elektorale të Ramës, por për ministrin e Jashtëm takimet e tilla nuk kanë qenë elektorale, por për një takim i kryeministrit me […]

Nëntor 11, 2024 - 11:00
 0  8
Rama kërkoi votën e diasporës, ministri Hasani: Ambasadorët shoqëruan kryeministrin, nuk ishin takime elektorale

Debate në komisionin  për Çështjet Europiane lidhur me pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimet e kryeministrit Rama me diasporën.

Kryetarja e Komisionit, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se ambasadorët kanë marrë pjesë në takime elektorale të Ramës, por për ministrin e Jashtëm takimet e tilla nuk kanë qenë elektorale, por për një takim i kryeministrit me diasporën.

Por, në takimet që kreu i qeverisë pati me diasporën kërkoi drejtpërdrejtë votën e emigrantëve për PS në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa sulmoi opozitën.

Jorida Tabaku: A ka një koment ministria e jashtme lidhur me përfshirjen e ambasadorëve në fushatën elektorale dhe në procesin electoral të kryeministrit Edi Rama?

Igli Hasani: “Nuk jemi në fushatë elektorale. Ju e dini më mirë se unë fushata hapet shum ëmë vonë. Së dyti për asnjë moment nuk ka pasur takim partiak apo politik, por kanë qenë takime të kryeministrit me përfaqësues të diasporës në qytete të rëndësishme nëpër botë. Nuk është përdorur asnjë logo, asnjë Flamur, asnjë batutë që kanë të bëjnë me partinë që ai drejton. Është folur për Shqipërinë, e shqiptarët, e luftën kundër korrupsionit e të mirave që duam ti japim shqiptarëve. Në asnjë moment nuk është folur për pjesë të programeve partiake. Më e rëndësishmja diplomatët kanë detyrimin që të shoqërojnë kryeministrin e vendit të tyre,  në ato aktivitete ku marrin pjesë. Nuk kanë mbajtur Flamur apo parrulla, por kanë shoqëruar kryeministrin. E kanë detyrim edhe për liderin e opoziztës, sipas ceremonialit shtetëror. Të mos keqintepretojmë asnjë moment.

Tabaku: Në të paktën 48 raste kanë shoqëruar jo vetëm kryeministrin por dhe ministrin e jashtëm, atë të shtetit, kryetarë bashkie dhe në aktivitete që unë i kam ndjekur. Në 25 minuta në një aktivitet të tillë është sulmuar opozita. Kanë qenë present në aktivitete politike.

Igli Hasani: Mund të vini dhe ju?  Hajdeni dhe ju

Tabaku: Ka një cak që nuk duhet kaluar. Përfaqësuesit diplomatikë nuk mund të marrin pjesë në aktivitete partiake. Kalon cakun kur flitet 25 minuta për kundërshtarin.

Në komisionin për çështjet europiane po shqyrtohet në parim projektligji “Për Buxhetin e vitit 2025”, parashikuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gjithashtu është parashikuar dhe një seancë dëgjimore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi ecurinë e procesit të negociatave.