Rama mbledh sot qeverinë dhe PS-në në Dajt! Ja çfarë pritet të diskutohet
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, drejtuesit e organeve të varësisë dhe kryebashkiakët në Dajt, për të nisur edhe sesionin e ri politik pas pauzës së pushimeve verore. Takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe do të nisë në orën 10:00 deri në orën 18.00. Mësohet se në fokus të […]
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, drejtuesit e organeve të varësisë dhe kryebashkiakët në Dajt, për të nisur edhe sesionin e ri politik pas pauzës së pushimeve verore.
Takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe do të nisë në orën 10:00 deri në orën 18.00.
Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë shqyrtimi i punës së deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim.
Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive, por gjithashtu pritet që të bëhet dhe plani për vitin zgjedhor.
Burime pranë mazhorancës e konsiderojnë mbledhjen e kësaj të diele një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme.
Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron.