RMV, cilat paga do të rriten në sektorin publik në vitin 2025?
Unë ende i qëndroj mendimit që të rriten pagat e personelit të mesëm mjekësor, por të bëhen ndryshime edhe te mjekët e përgjithshëm. Ata kanë paga më të ulëta, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për “360 gradë” në RTVM 1. Duke iu përgjigjur pyetjes se kujt do t’i rriten pagat në […]
Unë ende i qëndroj mendimit që të rriten pagat e personelit të mesëm mjekësor, por të bëhen ndryshime edhe te mjekët e përgjithshëm. Ata kanë paga më të ulëta, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për “360 gradë” në RTVM 1.
Duke iu përgjigjur pyetjes se kujt do t’i rriten pagat në sektorin publik në vitin 2025, përveç në sektorin e arsimit, ministrja e Financave thotë se një tjetër sektor i tillë është shëndetësia, ndonëse aty pritet ende një marrëveshje përfundimtare.
“Ka pasur propozime të ndryshme, do të shohim se çfarë do të dalë si marrëveshje përfundimtare. I qëndroj ende mendimit (për rritjen e pagave të personelit të mesëm mjekësor), me faktin se duhet parë përgjithësisht në seksionin e mjekëve të përgjithshëm. Ata janë me paga pak më të ulëta. Dhe për kapitullin duhet të ndryshohen gjëra të tjera. E kam fjalën për mjekët e rinj që diplomohen dhe punësohen”, tha Dimitrieska-Koçoska.
Ajo shtoi se tashmë është në proces punësimi i paralajmëruar i rreth 600 specializantëve.
“Është në proces. Është rezultat i asaj që thonë, që kemi mungesë mjekësh në fusha të caktuara. Pra, nuk është se kemi mungesë mjekësh nga çdo fushë”, pohoi ministrja.
E pyetur për punëtorët mjekësorë që punojnë me kontratë me vite të tëra, për të cilët Taravari tha se janë rreth 2500, Dimitrieska-Koçoska tha se ka një numër më të vogël dhe se për ta do të duhet të vendosë Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.
Për sa i përket situatës me pagën minimale ligjore, ministrja e Financave tha se për momentin është objekt diskutimi në Këshillin Ekonomik dhe Social.
“Të shohim. Tani bisedojnë në Këshillin Ekonomik Social. Kemi parashikuar ashtu siç parashikon ligji, ndërsa se çfarë do të merren vesh, pasi të bien dakord, atë e udhëheq ministri i ekonomisë, le t’i mbarojnë bisedimet dhe pastaj të shohim se çfarë do të bëjmë. Tash e kemi paraparë dhe planifikuar obligimin ligjor”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska.
Në propozim-buxhetin për vitin 2025 për pagat janë paraparë 57 milionë euro shtesë, një pjesë e të cilave do të jetë për rritjen e pagave në arsim, ndërsa një pjesë për rritjen e pagës minimale.
Sa i përket pensioneve, ato do të rriten në mënyrë lineare për 2.500 denarë në muajin mars. Por është e paqartë se sa do të rriten në shtator 2025.
“Nuk kemi vendosur, jam e mendimit që të jetë sërish linear, sado që të jetë rritja në total do të shpërndahet për pensionist. Por do të jetë nën 2500 denarë sepse parametrat e përdorur në kalkulim janë shumë të ulëta”, thotë ministrja e Financave.
Kujtojmë se ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, në konferencën për 100 ditët e Qeverisë së re, paralajmëroi së shpejti marrëveshje ndërmjet Ministrisë për Arsim dhe Shkencë dhe Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Kjo marrëveshje planifikon rritjen e rrogave për mësimdhënësit këtë vit.