Studentët e Maqedonisë së Veriut deri të mërkurën do të kenë mundësi të dërgojnë dokumentet për vazhdimin e bursave
Bursistët e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut deri më 30 tetor do të kenë mundësi që të dërgojnë dokumentet që të vazhdojnë të jenë përfitues të bursës studentore, nëse i plotësojnë kushtet e parapara në marrëveshje, transmeton Portalb.mk. Një nga dokumentet që duhet të dërgohet është edhe indeksi, për të vërtetuar […]
Bursistët e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut deri më 30 tetor do të kenë mundësi që të dërgojnë dokumentet që të vazhdojnë të jenë përfitues të bursës studentore, nëse i plotësojnë kushtet e parapara në marrëveshje, transmeton Portalb.mk.
Një nga dokumentet që duhet të dërgohet është edhe indeksi, për të vërtetuar nëse kanë mbaruar 80 %, gjegjësisht 90 % e provimeve.
Dokumentet e nevojshme, bursisti duhet t’i dërgon përmes aplikimit onlajn në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa për paqartësi mund të kërkojnë ndihmë te adresa [email protected] .
Ndryshe, mundësia për dërgimin e dokumenteve për vazhdimin e bursës është e hapur prej 1 tetorit.