RMV-ja pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare “Diplomacia e biznesit – rruga drejt rritjes ekonomike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, me ftesë të Bashkimit Pan-Evropian, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Diplomacia e biznesit – rruga drejt rritjes ekonomike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”. Në fjalën e hapjes, ministri Mucunski theksoi rolin kyç të diplomacisë së biznesit në promovimin e paqes dhe përfitimeve ekonomike, transmeton Portalb.mk. […]
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, me ftesë të Bashkimit Pan-Evropian, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Diplomacia e biznesit – rruga drejt rritjes ekonomike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”. Në fjalën e hapjes, ministri Mucunski theksoi rolin kyç të diplomacisë së biznesit në promovimin e paqes dhe përfitimeve ekonomike, transmeton Portalb.mk.
“Në një botë me lidhje globale në rritje dhe ndërvarësi ekonomike, diplomacia e biznesit bëhet një instrument i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Një nga elementët kyç për diplomacinë e suksesshme të biznesit është bashkëpunimi ndërsektorial i Qeverisë, sektorit civil dhe komunitetit të biznesit, gjegjësisht qasja jonë gjithëpërfshirëse, me të cilën ne krijojmë kushte për rritjen e konkurrencës, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ministri Mucunski.
Në këtë kontekst, ministri theksoi kompetencat e zgjeruara të Ministrisë pas integrimit të kompetencave të reja në fushën e tregtisë së jashtme dhe detyrimin e ri, i cili ka në fokus nxitjen e eksporteve, tërheqjen e investimeve të huaja, përfaqësimin e interesave ekonomike të shtetin dhe mbështetjen e ekonomisë maqedonase.
“Pikërisht në këtë drejtim me ndryshimet e fundit ligjore, me të cilat Ministria e Punëve të Jashtme u bë Ministri e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, zyrtarisht morëm kompetencat në fushën e krijimit të politikave që kanë të bëjnë me investimet e huaja dhe tregtinë e jashtme”, theksoi ai.
Ai shtoi se, sipas kësaj, përmes aktivitetit të intensifikuar të misioneve diplomatike-konsullore dhe në përputhje me prioritetet e Qeverisë, në periudhën e ardhshme do të punohet në mënyrë aktive në realizimin e këtyre qëllimeve ekonomike, dhe rrjedhimisht në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të shtetit.
Ndryshe, sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka pritur në takim pune, eurodeputetin dhe bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Parlamentar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, Karlo Ressler. Në takim u diskutua për progresin e shtetit drejt integrimeve evropiane, hapat e ardhshëm në këtë proces, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit.
Ministri Mucunski konfirmoi vendosmërinë e Qeverisë për të arritur përparim në rrugën evropiane të vendit, duke siguruar një proces të qëndrueshëm reformues në fushat kyçe, përmirësimin e kapaciteteve ekonomike dhe standard më të mirë të jetesës së qytetarëve. Njëkohësisht, ai iu referua marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke konfirmuar përkushtimin e palës sonë për përmirësimin e vazhdueshëm të tyre bazuar në parimet e respektit dhe besimit reciprok.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e mbajtjes së një dialogu konstruktiv me Parlamentin Evropian në të gjitha nivelet dhe thellimin e bashkëpunimit për avancimin e interesave të përbashkëta. Ministri Mucunski falënderoi eurodeputetin Ressler për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian në lidhje me integrimin evropian të vendit dhe shprehu pritjen që në periudhën e ardhshme me përpjekje të përbashkëta të arrijmë përparim konkret në rrugën drejt BE-së.