Rritje e numrit të turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut, rreth gjysma e tyre vijnë vetëm nga njëri shtet
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të turistëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën janar – gusht 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 0.9 %, […]
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të turistëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar – gusht 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 0.9 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 14.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Gjatë muajit gusht është regjistruar rritje e numrit të turistëve për 7.2 përqind, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Raportohet që gjatë muajit gusht janë regjistruar 911 478 net të kaluara, ashtu që 74.3 përqind nga turistët e huaj.
Në muajin gusht në Maqedoninë e Veriut kishin ardhur 119 572 turistë të huaj, ashtu që 50 227 nga Turqia, ndërsa 9 898 nga Serbia.