Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve: Protesta, rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën edhe mbrëmjen e sotme, nga ballkoni i shtëpisë së tij. Ai u bërë thirrje mbështetësve demokratë për protesta me synimin krijimin e qeverisë teknike. Sipas kryedemokratit, kjo është e vetmja rrugë për rotacion politik dhe ardhjen e opozitës në pushtet. Miqtë e mi, Edi Rama duhet […]

shtator 6, 2024 - 02:00
 0  8
Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve: Protesta, rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën edhe mbrëmjen e sotme, nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Ai u bërë thirrje mbështetësve demokratë për protesta me synimin krijimin e qeverisë teknike. Sipas kryedemokratit, kjo është e vetmja rrugë për rotacion politik dhe ardhjen e opozitës në pushtet.

Miqtë e mi, Edi Rama duhet të largohet sa më parë. Protesta jonë për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, është rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë. Është rruga e vetme për ndryshimin e pushtetit. Rruga e vetme për ardhjen e opozitës në pushtet”, tha Sali Berisha.

Po ashtu Sali Berisha tha se krijimi i komisionit të të vërtetës për dosjet e krimit është kushti i të gjitha kushteve për të pastruar jetën politike

“Krijimi i komisionit të të vërtetës për dosjet e krimit është kushti i të gjitha kushteve për të pastruar jetën politike të Shqipërisë. Për të rikthyer në Shqipëri ligjin dhe shtetin ligjor. Pa komisionin e të vërtetës, shoqëria shqiptare do të notojë mbi falangat e krimit më monstruoz. E krimit shtetëror! Komisioni i të vërtetës është rruga e vetme për të zbardhur krimin e madh elektoral. Për të zbardhur të vërtetën e farsës elektorale në Shqipëri. Për të zbardhur terrorizmin e bandave të Edi Ramës ndaj zgjedhësve shqiptarë. Për të zbardhur miliona e miliona të përdorura prej tyre për të blerë vota me 300 euro, me 500 euro, për të blerë komisionerë me 10 mijë euro, me 15 mijë euro”, u shpreh ndër të tjera ish-kryeministri.