Salianji drejt burgut të Fierit, Berisha: Është i burgosur sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të Fatmir Xhafajt
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish mbrëmjen e sotme, në lidhje me sot për dënimin me një vit burg të deputeti të PD-së, Ervin Salianji. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve demokratë, Berisha tha se sot Ervin Salianjit është qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish mbrëmjen e sotme, në lidhje me sot për dënimin me një vit burg të deputeti të PD-së, Ervin Salianji.
Gjatë fjalës së tij para mbështetësve demokratë, Berisha tha se sot Ervin Salianjit është qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Një mirënjohje të pakufishme oratorëve që me fjalën e tyre përcjellin në zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë të vërtetat që censuron narkoregjimi i Edi Ramës.
Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, n/kryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianjit. Që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën, i cili në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqe droge dhe trafiqe të tjera kriminale.
Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë.