Samiti i Procesit të Berlinit 2025 do të mbahet në Londër

Mbretëria e Bashkuar do të jetë nikoqire e një samiti të madh me liderët e Ballkanit Perëndimor në vitin 2025. Samiti do të nxisë bashkëpunimin me partnerët e Ballkanit Perëndimor për të trajtuar migrimin e parregullt përgjatë rrugëve kryesore të tranzitit, duke përmbushur Planin për Ndryshim të Kryeministrit. Kryediplomatja Kerën Pirs (Karen Pierce) është emrëuar […]

shkurt 7, 2025 - 15:00
 0  8
Samiti i Procesit të Berlinit 2025 do të mbahet në Londër
Procesi i Berlinit. Foto nga profili në Facebook i Albin Kurtit

Mbretëria e Bashkuar do të jetë nikoqire e një samiti të madh me liderët e Ballkanit Perëndimor në vitin 2025. Samiti do të nxisë bashkëpunimin me partnerët e Ballkanit Perëndimor për të trajtuar migrimin e parregullt përgjatë rrugëve kryesore të tranzitit, duke përmbushur Planin për Ndryshim të Kryeministrit. Kryediplomatja Kerën Pirs (Karen Pierce) është emrëuar si e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Mbretëria e Bashkuar do të presë krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqës të tjerë evropianë më vonë këtë vit për një Samit ndërkombëtar vendimtar për të mbështetur stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.

Samiti gjithashtu do të fokusohet në mënyrën se si të punohet së bashku për të luftuar faktin që rajoni po përdoret si një rrugë tranziti për migrimin e parregullt, me Qeverinë e fokusuar në përdorimin e çdo mjeti që ka në dispozicion për të kontrolluar kufijtë e MB.

I njohur zyrtarisht si Procesi i Berlinit, Samiti do të forcojë bashkëpunimin me partnerët evropianë për të ndihmuar në zbatimin e strategjisë së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të përforcuar kufijtë, për të shkatërruar bandat dhe për të kthyer në vendet e tyre ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu.

Pritja e Samitit nga Britania e Madhe në partneritet me Gjermaninë nënvizon angazhimin e kësaj qeverie për të rivendosur marrëdhëniet e saj me Evropën dhe hapin e fundit në strategjinë e qeverisë për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme për të luftuar grupet kriminale që ndihmojnë migrimin e parregullt.

Procesi i Berlinit u krijua për të shoqëruar rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Por shumë prej vendeve e kanë rrugën të bllokuar për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin.

Organizohet prej vitit 2014, me iniciativë të kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel, pas një pauze të vendosur nga zyrtarë të Bashkimit Evropian në proces të zgjerimit të bllokut evropian.

Procesi i Berlinit nuk e ka një strukturë fikse, pra nuk e ka një mekanizëm qendror koordinues, dhe mbahet në vende të ndryshme.

Ndër vite, takimet janë mbajtur në Tiranë, Londër, Paris, Vjenë apo Poznan.

Nuk ka as mekanizëm ndëshkues.

Përveç Qeverive të vendeve të Ballkanit – Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës – dhe 10 vendeve partnere perëndimore, në takimet e Procesit të Berlinit marrin pjesë edhe institucionet e Bashkimit Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare dhe organizata rajonale.