Sela: Presim t’i qëndrojnë fjalës, se nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë pa ndryshimet kushtetuese

Lideri i Aleancës për Shqiptarë dhe deputeti Ziadin Sela nga Fronti Europian pasi lëshuan seancën para votimit të Qeverisë së re tha se nga VLEN presin se nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë pa u bërë ndryshimet kushtetuese. “Qëndrimin tonë që nuk do të jemi prezent në votimin e një Qeverie e cila nuk […]

qershor 24, 2024 - 01:00
 0  7
Sela: Presim t’i qëndrojnë fjalës, se nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë pa ndryshimet kushtetuese

Lideri i Aleancës për Shqiptarë dhe deputeti Ziadin Sela nga Fronti Europian pasi lëshuan seancën para votimit të Qeverisë së re tha se nga VLEN presin se nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë pa u bërë ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimin tonë që nuk do të jemi prezent në votimin e një Qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk ka legjitimitetin e shqiptarëve, turqve dhe komuniteteve tjera etnike ktu ne Maqedoninë e Veriut. Ne kërkojmë që t’i qëndrojnë fjalës ato të cilët u zotuan që nuk bëhen pjesë e Qeverisë pa ndodhur ndryshimet kushtetuese”, tha Sela.