Shkolla ‘Liria’ në Tetovë ka nevojë për rikonstruim të objektit, këtë muaj pritet raporti i plotë për stabilitetin e objekteve tjera ndaj tërmeteve
Shkolla ‘Liria’ në Tetovë është ndër objektet që ka nevojë të intervenohet në rikonstruim. Kjo mes tjerash është konstatuar nga Komisioni për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit ndaj veprimeve sizmike të objekteve publike në Tetovë, raporton Portalb.mk. Nga Sektori për Urbanizëm në Komunën e Tetovës informuan se ky komision deri më tani ka analizuar diku […]
Shkolla ‘Liria’ në Tetovë është ndër objektet që ka nevojë të intervenohet në rikonstruim. Kjo mes tjerash është konstatuar nga Komisioni për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit ndaj veprimeve sizmike të objekteve publike në Tetovë, raporton Portalb.mk.
Nga Sektori për Urbanizëm në Komunën e Tetovës informuan se ky komision deri më tani ka analizuar diku rreth 20-30 objekte publike se sa kanë dëmtime në strukturë.
Udhëheqësi i Sektorit të Urbanizmit në komunë Rilind Selmani tha se konkretisht për shkollën Liria është paraparë që të bëhet rikonstruimi i tërësishëm i shkollës.
“Kemi pasur informacione që i kemi dorëzuar edhe te drejtoria e shkollës edhe te Sektori i Arsimit…Funksionimi i objektit është i lejuar por propozimet e komisionit janë që sa më shpejtë të bëhen rikonstruime të objektit, gjegjësisht ne kemi intervenuar në disa pjesë të shkollës ku kemi hasur se janë të rrezikuara momentalisht”, tha Selmani.
Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës kanë paralajmëruar se kanë në plan ndërtim të objektit të ri për shkollën ‘Liria’, ndërkaq presin raportin final nga Instituti për Sizmologji dhe Tërmete për këtë objekt.
Raporti për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit ndaj veprimeve sizmike të objekteve publike në Tetovë pritet që gjatë muajit janar të kalojë në këshillin komunal, ndërkaq pas kësaj të ketë edhe elaborim për shtypin për secilin objekt që është inspetuar në terren.
Komisioni për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe stabilititetit ndaj veprimeve sizmike për objektet kolektive, publike dhe të trashëgimisë kulturore u formua në janar të vitit 2024
Kujtojmë që dy ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë ndjerë dy tërmete.