Shoqata për solidaritet: Lufta kundër kancerit duhet të jetë prioriteti kryesor i politikave shëndetësore në RMV

Shoqata për Emancipimin, Solidaritetin dhe Barazinë e Grave (ESB) me rastin e 4 shkurtit, Ditës Botërore të Kancerit, i bëri thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që urgjentisht të rrisin mbështetjen për programet parandaluese për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve malinje, transmeton Portalb.mk. Nga atje thonë se, sipas analizave, kujdesi shëndetësor parandalues ​​në […]

shkurt 3, 2025 - 15:00
 0  5
Shoqata për solidaritet: Lufta kundër kancerit duhet të jetë prioriteti kryesor i politikave shëndetësore në RMV
Kancer. Foto: Tima Miroshinchenko në Canva

Shoqata për Emancipimin, Solidaritetin dhe Barazinë e Grave (ESB) me rastin e 4 shkurtit, Ditës Botërore të Kancerit, i bëri thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që urgjentisht të rrisin mbështetjen për programet parandaluese për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve malinje, transmeton Portalb.mk.

Nga atje thonë se, sipas analizave, kujdesi shëndetësor parandalues ​​në vend nuk është prioritet. Mjetet buxhetore për parandalim janë në rënie dhe në vitin 2024 ishin vetëm 590 milionë denarë, ndërsa për vitin 2025 janë planifikuar 651 milionë denarë. Shqetësues, sipas ESB-së, është se vitet e fundit, me ribalancim, këto mjete janë shkurtuar shpesh.

“Veçanërisht alarmante është gjendja me skriningun e kancerit të qafës së mitrës, i cili edhe pse është futur që nga viti 2012, nuk mundëson parandalim adekuat. Ekzaminimi i suksesshëm kërkon që të paktën 75% e grave të mbulohen, por në vitin 2023 u testua vetëm 11% e grupit të synuar. Alokimi i pamjaftueshëm i mjeteve financiare (vetëm 11 milionë denarë në vit), mungesa e gjinekologëve në 40 komuna, si dhe problemet me regjistrimin elektronik kërcënojnë efektivitetin e programit”, thotë ESB.

“Kjo është arsyeja pse çdo vit rreth 200 gra sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës, dhe në vitet e kaluara, çdo vit nga kanceri i qafës së mitrës vdesin nga 40 deri në 60 gra. Të gjitha këto vdekje mund të parandalohen nëse kemi kontroll të mirëorganizuar dhe të financuar siç duhet për kancerin e qafës së mitrës, si dhe mbulim adekuat të vaksinimit HPV për të rinjtë”, shtoi shoqata.

Nga atje kërkojnë rritje të menjëhershme të mjeteve për skriningun e kancerit të qafës së mitrës në minimum prej 35 milionë denarë në vit, qasje më të mirë në shërbimet gjinekologjike, rritje të vaksinimit me vaksinën HPV dhe zbatim të fushatave gjithëpërfshirëse edukative shëndetësore.

“Parandalimi shpëton jetë! Lufta kundër kancerit duhet të jetë prioriteti kryesor i politikave shëndetësore në vend”, thotë ESB.

Kujtojmë se sipas të dhënave të fundit të publikuara të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, në vitin 2022 ishin 173 pacientë me kancer të qafës së mitrës, ndërsa numri i vdekjeve nga kjo sëmundje ishte 66,