“S’ka pasur qëllim për dëme të mëdha”, Mehmeti akuzon Vuçiqin për kryerjen e sul*mit terro*rist në Zubin-Potok
Mbrëmjen e 29 nëntorit në Varragë të Zubin-Potokut ka ndodhur një shpërthim me eksplozivë në kanalin e Ibër-Lepencit. E ish-hetuesi policor, Murat Mehmeti ka deklaruar se kryerësit kryesor të këtij kanë qenë persona të afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, dhe njëra nga arsyejet kryesore ka qenë “zvendosja e vëmendjes” nga problemet e brendshme qeverisjes.
Mbrëmjen e 29 nëntorit në Varragë të Zubin-Potokut ka ndodhur një shpërthim me eksplozivë në kanalin e Ibër-Lepencit. E ish-hetuesi policor, Murat Mehmeti ka deklaruar se kryerësit kryesor të këtij kanë qenë persona të afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, dhe njëra nga arsyejet kryesore ka qenë “zvendosja e vëmendjes” nga problemet e brendshme qeverisjes.
Këto i deklaroi Mehmeti në emisionin “Debat Plus” ku tutje tha se kryerësit e sulmit terrorist në Zubin-Potok nuk e kanë pasur qëllim të shkaktojnë dëme më të mëdha, dhe në qoftë se do të planifikohej një gjë e tillë do të sulmonin këmbët e urës dhe jo mesin e saj.
Mehmeti theksoi se edhe kryekrimineli serb, Milan Radoiçiq mund të ketë “njohuri” për sulmin e së premtës.
S’ka dyshim, që Vuçiqi është i lidhur,. Dy ditë heshti. Vuqiçi ka pasur ta dërgojë mesazhin këndej dhe tendencë për zhvendosjen e vëmendjes. Atje ka pasur 15 viktima për shkak të natyrës së sigurisë dhe shkak ndërtimit të natyrës. Vuçiqi nuk po arreston asnjë. Zhvendosja e problemeve, knej në Kosovë. Nëse krejt territori i Kosovës kishte me qenë pa energji elektrike pasojat shumë të mëdha. Milan Radoiçiq, sigurt derisa ai vazhdon me i pagu 500 persona me pagë. Me një kalkulim thjeshtë, rreth 1 mln euro, si person fizik nuk ka. Ai u pasuru nga kurrizii i shtetit të Kosovës. Veselinoviqi nuk ka jetuar në Kosovë, dhe lidhja e kumarisë ka shkaktuar kështu. Paratë e tilla,
Vuçiqi politikisht është keq, mund të shkojë në zgjedhje, iu ka premtuar gjermanëve litiumit. Zhvendosja e vëmendjes nga problemet e brendshme të Vuqiçit. Nuk janë amatera. Nuk duket se ka pasur qëllim për shkaktimin e problemeve të mëdha. Nuk ka pasur viktima në njerëz, edhe shpërthimi i ditëve të kaluara nuk ka pasur qëllime në qënien njerëzor. Jam i sigurt që dikush nga strukturat e tij të brendshme e kanë kryer këtë sulm”, tha Mehmeti.
“Ka qenë i planifikuar. Shkak i raporteve që kemi me shtetin e Serbisë dhe ky konflikt i ngjan një vullkani, i cili kohë pas kohe e qet llavën. Më shumë se dy vjet nuk pat incidente, pat incidente sinjalizuese dhe të pritura. Kryesi nuk ka pasur synim të shkaktojë probleme të mëdha sepse, nëse kryerësi ka pasur qëllim të shkaktojë probleme serioze është dashur të këpusë këmbën e urës. Vendi ku është zgjedhur eksplozivi, ka dërguar sinjal Prishtinës dhe shtetit tonë, por ska pasur qëllime serioze e të mëdha. Dhe ish dashur të shkaktonte problem më të madh, do të këpuste këmbët e urës.”, tha Mehmeti.