Syla për Vetëvendosjen: Simiqin e quajtën vëlla , luftëtarin e UÇK-së e quajtën armik
Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka komentuar seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës. Syla ka thënë se në këtë seancë ka pritur që kryeministrit të sqarojë bashkëpunimin me Listën Serbe për temën e veteranëve. “Sot gjatë seancës së Kuvendit pritëm që Kurti, ministrat dhe deputetët e tij


Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka komentuar seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.
Syla ka thënë se në këtë seancë ka pritur që kryeministrit të sqarojë bashkëpunimin me Listën Serbe për temën e veteranëve.
“Sot gjatë seancës së Kuvendit pritëm që Kurti, ministrat dhe deputetët e tij të na sqarojnë se si kanë bashkëpunuar me Listën Serbe për të votuar kundër përfshirjes së veteranëve në pagën minimale.
Postimi i plotë:
Sot gjatë seancës së Kuvendit pritëm që Kurti, ministrat dhe deputetët e tij të na sqarojnë se si kanë bashkëpunuar me Listën Serbe për të votuar kundër përfshirjes së veteranëve në pagën minimale.
Por, dëgjuam vetëm ligjërata koti, e jo përgjigjen që prisnim.
Këta e kanë humbur busullën.
Pa Dëshmorët nën dhe, pa luftëtarët mbi dhe, nuk do ekzistonte as Kuvendi.
Simiqin e quajtën vëlla , luftëtarin e UÇK-së e quajtën armik. Kështu do të mbahen në mend këta njerëz.