Zgjedhjet në Himarë/ Qytetarët me ID të skaduara nuk u lejuan të votojnë, reagon KQZ: S’jemi organi kompetent për …

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me problematikën e kartave të identitetit të skaduara. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, KQZ shprehet se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit. Gjithashtu, sipas KQZ për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat. […]

gusht 4, 2024 - 17:30
 0  8
Zgjedhjet në Himarë/ Qytetarët me ID të skaduara nuk u lejuan të votojnë, reagon KQZ: S’jemi organi kompetent për …

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me problematikën e kartave të identitetit të skaduara.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, KQZ shprehet se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit.

Gjithashtu, sipas KQZ për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit.

Për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat. Kështu përcaktohet në ligjit nr. 89/2020, datë 09/07/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar”, thuhet në reagim.