Taravari shkruan edhe një herë për incidentin me Osmanin: Mos abuzoni, do të mbahet përgjegjësi për çdo parregullsi

Pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pengua në Aeroportin e Shkupit, ka ardhur reagimi i Arben Taravarit, që ishte kandidat për president nga koalicioni VLEN, që tash është në pushtet. Ai ka kërkuar që të mos abuzohet me rastin e Presidentes Osmani. Sipas tij duhet të lejohen autoritetet shtetërore ta qartësojnë situatën se çfarë […]

gusht 2, 2024 - 22:30
 0  4
Taravari shkruan edhe një herë për incidentin me Osmanin: Mos abuzoni, do të mbahet përgjegjësi për çdo parregullsi
taravari-shkruan-edhe-nje-here-per-incidentin-me-osmanin:-mos-abuzoni,-do-te-mbahet-pergjegjesi-per-cdo-parregullsi

taravari-shkruan-edhe-nje-here-per-incidentin-me-osmanin:-mos-abuzoni,-do-te-mbahet-pergjegjesi-per-cdo-parregullsi

Pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pengua në Aeroportin e Shkupit, ka ardhur reagimi i Arben Taravarit, që ishte kandidat për president nga koalicioni VLEN, që tash është në pushtet.

Ai ka kërkuar që të mos abuzohet me rastin e Presidentes Osmani.

Sipas tij duhet të lejohen autoritetet shtetërore ta qartësojnë situatën se çfarë ka ndodhur.

“Mos abuzoni me rastin e Presidentes Vjosa Osmani. Lërini autoritetet të qartësojnë rastin dhe pa asnjë mëdyshje do të mbahet përgjegjësi për çdo parregullsi. Presidentja Osmani është një kalorëse e paqes dhe e stabilitetit, duke e njohur natyrën e saj, jam i bindur se kurrë dhe asnjëherë nuk do donte të shkaktonte tensione të panevojshme. Presidentja Osmani meriton Respekt absolut, për më tepër që është nga të paktat gra që e mbajnë këtë post, dhe presidentja Osmani e mban me dinjitet dhe zotësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Ka pasur reagime të shumta për shkak të sjelljes ndaj presidentes Osmani, ku presidenca ka thënë se të parës që shtetit të Kosovës i është tentuar t’i merret telefoni.