Üstün getiri / Tiran Bylis bariyerini aşıyor, Kukes onu takip ediyor

COVID-19 koşullarında futbol / Sahada ve saha dışında önlemler, futbolcular nasıl adapte oldu (fotoğraflar)

COVID-19 koşullarında futbol / Sahada ve saha dışında önlemler, futbolcular nasıl adapte oldu (fotoğraflar)

Tirana mori një tripikësh me vlerë ndaj Bylisit në transfertë, ndërsa po lufton që të fitojë titullin kampion.

Me rikthimin e futbollit në vend pas 84 ditësh pushim, bardheblutë u futën në fushë plot energji dhe mposhtën ballshiotët me rezultatin 1-3.

Kobina, Batha dhe Muça ishin autorët e golave në triumfin e sotëm, ndërkohë që për ballshiotët realizoi futbollisti Peposhi. Me këtë fitore, 24 herë kampionët e vendit, ruajnë diferencën +9 nga ndjekësit e Kukësit.

Verilinderoët vuajtën në “Elbasan Arena”, ndaj Luftëtarit, të cilët i mposhtën me rezultatin 2-1, vetëm në fund të takimit.

Ndeshja nisi mirë për verilindorët, që e panë veten në avantazh që në minutën e 8’, falë një goli të shënuar nga Gavazaj. Edhe pas këtij goli, të besuarit e Shehit patën disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën të finalizojnë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi menjëherë me raste të rrezikshme. Në minutën e 67’, Luftëtari fiton një penallti dhe pranë topit shkon Mehmetllari, i cili tregohet shumë i saktë dhe vendos baraspeshën. Pas këtij goli, ndeshja u bë më e luftuar, teksa verilindorët e arritën fitoren vetëm në fund, falë golit të Abazajt.

Flamurtari nuk ia doli dot kundër Vllaznisë në shtëpi, duke u mundur me rezultatin 1-3.

Ndërkohë që Laçi dhe Teuta u ndanë në barazim 1-1. Java e 27 dhuroi shumë gola dhe emocione, ndërsa tifozët ukënaën vetëm duke parë ekipet e tyre të zemrës nga televizori. Deri në fund të kampionatit, kanë ngelur edhe 9 javë.

AKILLI YAYINCI

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey