“Ushtria shqiptare, e dyta më e paguar në rajon”, Rama u kërkon votën pensionistëve: Nëse kjo s’u bën të vini të na votoni…

Vazhdon takimi për pensionet mes kryeministrit Edi Rama dhe pensionistëve në Korçë. Gjatë një diskutimi me një pensionist ish-ushtarak, kreu i qeverisë tha se vendi ynë ka pasur ushtrinë më të keq paguar në rajon, ndërsa sot është e dyta në rajon. Ndër të tjera Rama tha se “ne do vazhdojmë me ushtarakët, se duam […]

Nëntor 2, 2024 - 00:00
 0  8
“Ushtria shqiptare, e dyta më e paguar në rajon”, Rama u kërkon votën pensionistëve: Nëse kjo s’u bën të vini të na votoni…

Vazhdon takimi për pensionet mes kryeministrit Edi Rama dhe pensionistëve në Korçë.

Gjatë një diskutimi me një pensionist ish-ushtarak, kreu i qeverisë tha se vendi ynë ka pasur ushtrinë më të keq paguar në rajon, ndërsa sot është e dyta në rajon.

Ndër të tjera Rama tha se “ne do vazhdojmë me ushtarakët, se duam ta çojmë në mesataren e NATO. Nëse kjo s’u bënë të vini të na votoni… të vini që në orën 8:00 të mëngjesit”.

Pjesë nga diskutimi:

Pensionisti: Jam ish-ushtarak, falënderoj që janë riparë pensionet edhe pse ka probleme. Ka disa rregullime që duhen bërë. Personalisht kam dalë vitin e kaluar në pension. Një person moshë me mua doli në pension në vitin 2022 dhe ka rrogë 300-400 mijë lekë (të vjetra) më shumë se unë. Sipas një VKM të nxjerrë nga ju, nuk merrja pensionin që më takonte, por minimalin. Ka diçka për t’u rregulluar.

Rama: Kur te mbarojmë jepjani emrin konkret. Me atë që u kemi bërë ne ushtarakëve, ne kishim ushtrinë më të keq paguar. Sot e kemi ushtrinë e dytë më të paguar të rajonit. Dhe ne do vazhdojmë me ushtarakët, se duam ta çojmë në mesataren e NATO. Nëse kjo s’u bënë të vini të na votoni… të vini që në orën 8:00 të mëngjesit. Edhe Sudja kishte tmerr me ushtarakët. Pagat ishin skandaloze dhe meritonin atë që kanë marrë dhe mbase meritojnë më shumë.