Himariotët votojnë për kryetarin e bashkisë, Gjikuria i bindur: Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë
Kandidati i opozitës Petro Gjikuria shprehet me bindje se ai do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë. Pasi hodhi votën e tij, Gjikuria, në një prononcim për mediat, u bën thirrje zgjedhësve që t’u drejtohen kutive të votimit. Petro Gjikuria: Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, uroj […]
Kandidati i opozitës Petro Gjikuria shprehet me bindje se ai do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë.
Pasi hodhi votën e tij, Gjikuria, në një prononcim për mediat, u bën thirrje zgjedhësve që t’u drejtohen kutive të votimit.
Petro Gjikuria: Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, uroj të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë e votimit, të votojnë, të fitojë më i miri, të fitojë demokracia. Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë.
Në lidhje me problemin e qytetarëve, të cilët nuk janë lejuar të votojnë për shkak të kartave të identitetit të skaduara, Gjikuria thotë se është problem, teksa pretendon se zgjedhësve socialistë u kanë dhënë kartat brenda 24 orëve, ndërsa atyre të opozitës për 2 javë.
Petro Gjikuria: Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem, socialistët u dhanë kartat brenda 24 orëve kurse anës tjetër u thoshin për 2 javë. Është anshmëri, nuk do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë , koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të fitojë. Një javë fushatë na lanë, gjatë këtyre ditëve që na lanë kam bredhur fshat më fshat, nuk ishte problemi kartave, vitin e kaluar i kanë lejuar. Nëse të thonë në Bashki për 2 javë hajde të marrësh kartën nuk është kohë e mjaftueshme. Këtu i bëjnë ligjet si të duan vetë. Llogarisin numrat dhe i nxjerrin ligjet si të duan.