Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me rebalancin, drejtorët e rinj dhe çështje tjera
Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan ndryshimet e rebalancit të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut, për t’u dërguar pastaj për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Në këtë seancë u shqyrtua edhe informacioni në lidhje me mundësitë për futjen e operatorit të ri mobil për shërbime […]
Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan ndryshimet e rebalancit të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut, për t’u dërguar pastaj për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Në këtë seancë u shqyrtua edhe informacioni në lidhje me mundësitë për futjen e operatorit të ri mobil për shërbime më të lira në telefonin fikse dhe mobile. Ky operator është Grupacioni 4iG, i njohur si operatori i dytë më i madh në Hungari.
Qeveria në këtë seancë miratoi edhe shpërblimin prej 3 milionë denarë për basketbollistët e rinj nën moshën 18 vjeç, pasi u shpallën kampionë evropian.
Në lidhje me problemin me zjarret, u konstatua që nga 13 zjarre, dy janë shuar plotësisht, katër janë aktive, ndërsa tjerat janë futur nën kontroll. Vetëm në muajin korrik ishin regjistruar 620 zjarre.
Ministria për Punë të Brendshme propozoi shkolla të mesme policore, në vend të kursit nëntëmujor për policët e rinj.
Fikret Hoxha u emërua u.d. në pozitën e zëvendësdrejtorit të Burgut të Manastirit, Garip Kaba u.d. zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Doganave, Suzana Jordanovska u.d. drejtore në Laboratorin shtetërore fitosanitare, ndërsa Romeo Trenov u emëruar drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Ujërave.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar rebalancin e Buxhetit për vitin 2024, përmes së cilës “janë paraparë më shumë para për rritjen e pensioneve, rroga më të larta në më shumë institucione. Mjetet për realizimin e projekteve kapitale në komuna, si dhe punësimi i 300 specializantëve ë rinj në shëndetësi, si pjesë e projektit për punësimin e 600 specializantëve të rinj, janë pranuar si amendamente në vlerë prej 350 milionë denarë.
Me rebalancin e Buxhetit janë siguruar 4.1 miliardë denarë shtesë për rrogat, për shkak detyrimeve që vijnë nga marrëveshjet kolektive dhe ligjet përkatëse.
Ndryshe, më 29 korrik u mbajt dita e parë, nga gjashtë të planifikuar rreth debatit për amendamentet e propozuara për rebalancin e Buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Në këtë periudhë u shqyrtuan gjithsej 58 amendamenteve.
Më 25, 26 dhe 27 korrik, në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet u mbajt debati i përgjithshëm për rebalancin e buxhetit për vitin 2024. Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik ka miratuar ndryshimet e propozuara në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.