Veton Gavazi, kryetar i Degës së LD-së në Butel

Në një atmosferë të mirë dhe me pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë, përmbyllëm me sukses procesin e strukturimit të Degës së Lëvizjes Demokratike në Butel. Ky është një hap i rëndësishëm në konsolidimin e subjektit tonë dhe në përgatitjen për sfidat politike që na presin. Në këtë kuvend zgjedhor, anëtarësia e Degës së Butelit i […]

shkurt 15, 2025 - 23:00
 0  6
Veton Gavazi, kryetar i Degës së LD-së në Butel

Në një atmosferë të mirë dhe me pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë, përmbyllëm me sukses procesin e strukturimit të Degës së Lëvizjes Demokratike në Butel. Ky është një hap i rëndësishëm në konsolidimin e subjektit tonë dhe në përgatitjen për sfidat politike që na presin.

Në këtë kuvend zgjedhor, anëtarësia e Degës së Butelit i dha besimin Veton Gavazit për të udhëhequr këtë strukturë të rëndësishme partiake. Zgjedhja e tij është garanci për vazhdimin e një angazhimi të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të vizionit tonë për një qeverisje të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.

Lëvizja Demokratike po rritet çdo ditë dhe mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një alternative të fuqishme politike, e cila do të sjellë ndryshimin që qytetarët e presin. Vazhdojmë përpara me vendosmëri!