VLEN për BDI-në: Me kokëfortësi dhe jashtë çdo logjike, guxon të privatizojë edhe Marrëveshjen e Ohrit
Koalicioni VLEN tha se BDI po tregon mungesë të kapacitetit të brendshëm për reforma programore dhe siç thotë, nuk mund ta pranojë që shumica e shqiptarëve e dërguan në opozitë, përcjell TV21. VLEN tha se BDI po privatizon Marrëveshjen e Ohrit dhe po e përdorë si mburojë për ish-zyrtarët e saj të korruptuar. “Është e […]
Koalicioni VLEN tha se BDI po tregon mungesë të kapacitetit të brendshëm për reforma programore dhe siç thotë, nuk mund ta pranojë që shumica e shqiptarëve e dërguan në opozitë, përcjell TV21. VLEN tha se BDI po privatizon Marrëveshjen e Ohrit dhe po e përdorë si mburojë për ish-zyrtarët e saj të korruptuar.
“Është e turpshme që Marrëveshja e Ohrit të privatizohet me marrëveshje kriminale si ajo e Soravia-s.
Nëse Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të tregojë mungesë të kapacitetit të brendshëm për reforma programore dhe kadrovike, mundet lirsht të ndryshojë emrin në BJD – “Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim”. Kjo parti, Për shkak të qeverisjes 22-vjeçare, nuk mund ta pranojë që shumica e shqiptarëve e dërguan atë në opozitë. Prandaj, me kokëfortësi dhe jashtë çdo logjike, guxon të privatizojë edhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.
E informojmë opinionin se menjëherë pasi zyrtarisht iu dërguan ftesat për shënimin e kësaj date historike, BDI dhe Ali Ahmeti vendosi ta devalvojë festën shtetërore dhe institucionale të ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit me një festë private.
BDI e përdorë Marrëveshjen e Ohrit si mburojë për ish zyrtarët e saj të korruptuar. Këto synime tinëzare të BDI-së janë lexuar nga qytetarët. Çdoherë kur ata thonë ‘Marrëveshja e Ohrit’ dhe tentojnë të imponojnë tema si ‘legjitimieti’ nënkuptojnë defokusim për t’i shmangur temave për skandale korruptive dhe përgjegjësisë gjatë regjimit 22 vjeçarë. Askush nuk ka të drejtë të privatizojë përfitimet për shqiptarët nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.
Koalicioni VLEN i bën thirrje BDI-së që të mos përdhos 13 gushtin, datën që solli paqen. Është e turpshme dhe poshtëruese për luftëtarët e gjallë e të vdekur të UÇK-së dhe për nënshkruesit Arben Xhaferi e Imer Imeri, që Marrëveshja e Ohrit të privatizohet me marrëveshje kriminale si ajo e SORAVIA-s.
VLEN nuk do të lejojë që shqiptarët të mbahen peng për të shpëtuar strukturat kriminale të BDI-së”, thotë VLEN.