Zejdi i drejtohet Kurtit: Kryeministër edhe kësaj radhe ia ke huq

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me gjuhën shqipe. Ja reagimi i plotë i Rexhepit: “KRYEMINISTËR EDHE KËSAJ RADHE IA KE HUQ Me gjithë respektin për ju si kryeministër i Kosovës, por me deklaratën amatoreske për gjuhën shqipe, deklaratë kjo e […] The post Zejdi i drejtohet Kurtit: Kryeministër edhe kësaj radhe ia ke huq appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 18, 2024 - 20:00
 0  6
Zejdi i drejtohet Kurtit: Kryeministër edhe kësaj radhe ia ke huq

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me gjuhën shqipe.

Ja reagimi i plotë i Rexhepit:

“KRYEMINISTËR EDHE KËSAJ RADHE IA KE HUQ

Me gjithë respektin për ju si kryeministër i Kosovës, por me deklaratën amatoreske për gjuhën shqipe, deklaratë kjo e pregaditur në kuzhinën e qeverisë antishqiptare maqedonase, edhe një herë po dëshmoni që, për interesat e ngushta të juaja, po shkelni mbi interesat kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Për të mbuluar faktin që, Qeveria e Kosovës nuk ka komunikim të rregulltë ndërqeveritar me asnjë qeverii fqinje të saj, e as edhe me Shqipërinë (pa dashur të hyj në arsyet), ju duke shkelur mbi çdo fjalë tuajën të thënë për mbrojtjen e interesave mbarë kombëtare, u bëtë servil i një qeverie e cila në agjendën e saj e ka deshqiptarizimin e vendit.

Kryeministër…

Me agjendën e qeverisë në RMV, nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, po cënohet ligji për gjuhët (shqipe), ligj i cili është më i avansuari deri sot dhe çdo prekje e këtij ligji është shkelje e rënd mbi të arrituat me gjak.

Kryeministër…

Mos haroni që, fal këtij ligji sot si gjuhë zyrtare në Kuvendin, Qeverinë si dhe shumë institucione qeveritare të RMV-së, flitet vetëm shqip e maqedonisht dhe asnjë gjuhë tjetër.

Falë këtij ligji shumë shpejt duheshte që uniformat dhe banknotat të jenë edhe shqip.

Kryeministër…

Falë këtij ligji gjithkund deri sot frymoheshte edhe shqip.

Nëse cënohen ky ligj, asgjë më nuk do të jetë e njëjtë, Kryeministër.”

The post Zejdi i drejtohet Kurtit: Kryeministër edhe kësaj radhe ia ke huq appeared first on InfoShqip.com.