Kurti: Në Maqedoninë e Veriut s’ka ligj për gjuhën shqipe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pres-konferencë për media pas mbledhjes së përbashkët mes dy Qeverive foli edhe për ligjin për gjuhën shqipe. Kurti tha se pret vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese. Mes tjerash potencoi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për gjuhën shqipe, por siç shtoi Kurti ka ligj për përdorimin […]

Nëntor 18, 2024 - 20:00
 0  7
Kurti: Në Maqedoninë e Veriut s’ka ligj për gjuhën shqipe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pres-konferencë për media pas mbledhjes së përbashkët mes dy Qeverive foli edhe për ligjin për gjuhën shqipe.

Kurti tha se pret vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese. Mes tjerash potencoi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për gjuhën shqipe, por siç shtoi Kurti ka ligj për përdorimin e gjuhëve.

“Së pari me sa kam kuptuar unë, kjo është një çështje e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, pasi që tre dispozitat të ligjit për përdorimin e gjuhëve, janë dërguar në Komisionin e Venecias dhe këto tre dispozita paradoksalisht nuk janë zbatuar në të kaluarën. Tash i përket Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut që ta vlerësoi. Por duhet ta sqarojmë një gjë: Nuk ka në Maqedoninë e Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20%, por ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, është ligj për përdorimin e gjuhëve. Kjo është e para. Në anën tjetër besoj që të gjithë duhet të presim për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese i cili nuk bën as përjashtime as diskriminim dhe i cili e respekton shumë gjuhësin që ekziston në RMV ku nuk e flasin e gjithë popullsia të njëjtën gjuhë. Ju e dini që në Kosovë, ndonse shqiptarë janë rreth 93%, 4% i kemi serb, edhe serbishtja është gjuhë zyrtare. Por në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.