ZKM-ja jep detaje për takimin e Kurtit me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin të shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, në takim u bisedua për progresin në zbatimin e […]

gusht 30, 2024 - 02:00
 0  7
ZKM-ja jep detaje për takimin e Kurtit me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor
zkm-ja-jep-detaje-per-takimin-e-kurtit-me-emisarin-gjerman-per-ballkanin-perendimor

zkm-ja-jep-detaje-per-takimin-e-kurtit-me-emisarin-gjerman-per-ballkanin-perendimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin të shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, në takim u bisedua për progresin në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal dhe pritjet nga samiti i radhës që në 10-vjetorin e tij do të mbahet në Berlin.

“Kryeministri theksoi që në kohën kur në rajon shtyheshin platforma të tjera paralele, Kosova është angazhuar plotësisht në Procesin e Berlinit duke kërkuar ri-energjizimin dhe fuqizimin e tij si një platformë që ofron barazi dhe përshpejton procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për vendet që duan të anëtarësohen”, thuhet në njoftim.

Është e rëndësishme që para samitit të radhës të arrijmë jo vetëm marrëveshje të reja por edhe të sigurojmë zbatimin e marrëveshjeve që tashmë kemi nënshkruar, tha Kryeministri dhe e falënderoi z. Sarrazin për kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.