Zyrtare: Ousmane Dembele është fitues i Topit të Artë

Tashmë edhe zyrtarisht është mesuar fituesi i Topit të Artë për vitin 2025. Është Ousmane Dembele që e ka fituar Topin e Artë, çmimin më prestigjioz individual. Ai la prapa 18-vjeçarin, Lamine Yamal, i cili mbeti i dyti. Dembele e fitoi tripletën me PSG-në, duke qenë factor kyç për triumfin e skuadrës parisiene. Francezi shënoi […]

shtator 23, 2025 - 00:30
 0
Zyrtare: Ousmane Dembele është fitues i Topit të Artë

Tashmë edhe zyrtarisht është mesuar fituesi i Topit të Artë për vitin 2025.

Është Ousmane Dembele që e ka fituar Topin e Artë, çmimin më prestigjioz individual.

Ai la prapa 18-vjeçarin, Lamine Yamal, i cili mbeti i dyti.

Dembele e fitoi tripletën me PSG-në, duke qenë factor kyç për triumfin e skuadrës parisiene.

Francezi shënoi 35 gola dhe dhuroi 14 asistime në të gjitha garat.

Ai e fitoi çmiin si Lojtari i Sezonit në Ligue 1, si dhe Këpucën e Artë në këtë ligë.