‘’Historia e PD si filmi ‘Vdekja e Kalit’!’’, deputeti i PS: E njëjta dorë bëri 21 janarin dhe hodhi molotovin pardje  

Deputeti i PS, Petro Koçi nga foltorja e Kuvendit kujtoi dhunën e Sali Berishës në zgjedhjet e 96’ dhe është e njëjta dorë që vijon ende në PD, teksa para dy ditësh u hodh një molotov në protestën e opozitës para bashkisë që rrezikoi jetën e gazetarëve.  ‘’E gjithë historia e PD-së është si te filmi ‘Vdekja […]

maj 30, 2024 - 15:00
 0  6
‘’Historia e PD si filmi ‘Vdekja e Kalit’!’’, deputeti i PS: E njëjta dorë bëri 21 janarin dhe hodhi molotovin pardje  

Deputeti i PS, Petro Koçi nga foltorja e Kuvendit kujtoi dhunën e Sali Berishës në zgjedhjet e 96’ dhe është e njëjta dorë që vijon ende në PD, teksa para dy ditësh u hodh një molotov në protestën e opozitës para bashkisë që rrezikoi jetën e gazetarëve. 

‘’E gjithë historia e PD-së është si te filmi ‘Vdekja e Kalit’ ku komisari politik u shndërrua në shef politik të opozitës së atëhershme,. Një ekstremist ideologjik që i tillë mbeti edhe pasi u ndryshua edhe forma e regjimit. Dje ka qenë 29 maj. 30 vjet më parë ka ndodhur masakra e Libofshës, ku falangat e bandave të Fierit të strukturuara në shtabin elektoral të Partisë Demokratike masakruan gjithë komisionerët e PS-së, njerëzit e thjeshtë, burra apo gra, të cilët jo vetëm pësuan fyerje të dinjitetit të tyre por edhe gjithë procesi u shndërrua në një falsifikim të pistë, të ndyrë elektoral duke vjedhur të gjitha votat dhe duke kthyer rezultatin e përgjakur në disa proces verbale. 

Është e njëjta dorë që bëri 14 shtatorin, është e njëjta dorë që bëri 21 janarin. Është e njëjta dorë që hodhi molotovin pardje, e njëjta dorë dhe vazhdon komunisti i Partisë së Punës të jetë lideri shpirtëror gjoja i Partisë Demokratike edhe sot në vitin 2024. Jam dakord që lufta e klasave ka qenë një luftë e padenjë për një shoqëri civile. Janë masakruar njerëz, janë vrarë. Por edhe lufta antikomuniste e klasave ka qenë e padenjë. 

Dua t’ju kujtoj se para pak kohësh ju fik jeta, gazetarit Zamir Dule. Gazetari u masakrua nga regjimi i Berishës dhe pasojat e atij masakrimi e çuan të humb jetë në një moshë relativisht të re. Por fati i tij është edhe i Remzi Hoxhës, dua të kujtoj vëzhguesit dhe komisionerët e PS në të gjithë vendin në vitin 96′,’’-tha deputeti.