Bojkoti ka ndikuar që të ulë blerjen në markete
Bojkoti i një dite më parë ka ulur shitjen në marke për 22.12 për qind. Nisma nëpër rrjetet sociale e mbështetur edhe nga qytetarët ishte më pak efikase krahasuar me javën e kaluar kur qarkullimi total kishte rënie prej 46.59 për qind, transmeton AlsatM. “Të enjten deri në mesnatë, në sistem është regjistruar qarkullim total […]
Bojkoti i një dite më parë ka ulur shitjen në marke për 22.12 për qind. Nisma nëpër rrjetet sociale e mbështetur edhe nga qytetarët ishte më pak efikase krahasuar me javën e kaluar kur qarkullimi total kishte rënie prej 46.59 për qind, transmeton AlsatM.
“Të enjten deri në mesnatë, në sistem është regjistruar qarkullim total prej mbi 232 milionë denarë dhe janë lëshuar mbi 417 mijë kuponë fiskal. Të premten, deri në mesnatë në sistem është regjistruar qarkullim total prej mbi 181 milionë denarë dhe janë lëshuar mbi 346 mijë kuponë fiskalë. Në këtë periudhë të analizuar, tetë rrjetet më të mëdha të marketeve shënuan një rënie të qarkullimit prej 22.12 për qind”, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
Qytetarët kërkojnë që të vazhdohet me bojkotimin e marketeve, pasi siç thonë tregtarët nuk po mbushen mend.
Ndryshe, javë e kaluar, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) doli me një analizë të qarkullimit në marketet e mëdhenj zinxhiror. Analizoa vërtetoi se ditën kur qytetarët bojkotuan marketet, shitjet thuajse u përgjysmuan. Siç bënë të ditur DAP, në tetë marketet më të mëdha, javë e kaluar është shënuar një rënie e qarkullimit total me 46,59 përqind krahasuar me të premten e paraprake.