Dita Kombëtare e Rinisë, Presidentit Begaj: Nder përjetë studentëve të dhjetorit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka bërë një urim për Ditën Kombëtare të Rinisë. Përmes njëpostimi në rrjetet sociale, Begaj përkujtoi lëvizjen studentore antikomuniste të dhjetorit ’90, që shënoi fillimin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Në mesazh, Presidenti Begaj nderon të gjithë të rinjtë që 34 vjet më parë u ngritën kundër regjimit diktatorial […]

dhjetor 8, 2024 - 10:00
 0  10
Dita Kombëtare e Rinisë, Presidentit Begaj: Nder përjetë studentëve të dhjetorit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka bërë një urim për Ditën Kombëtare të Rinisë.

Përmes njëpostimi në rrjetet sociale, Begaj përkujtoi lëvizjen studentore antikomuniste të dhjetorit ’90, që shënoi fillimin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Në mesazh, Presidenti Begaj nderon të gjithë të rinjtë që 34 vjet më parë u ngritën kundër regjimit diktatorial dhe frymëzuan lëvizjen popullore, e cila çoi në rrëzimin e komunizmit.

Mesazhi i plotë i Presidenti i Republikës, Bajram Begaj:

“34 vjet më parë, studentët progresistë shqiptarë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë.

Lëvizja popullore, që rrëzoi diktaturën dhe çoi në lindjen e pluralizmit, nisi dhe u frymëzua nga studentët. Lëvizja e Dhjetorit ‘90 ishte ndezja e flakës së një populli në kërkim të lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.

Më 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, ne nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve që rrëzuan diktaturën dhe festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë.

Sot, të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”

Nder përjetë!”