Marshim drejt Kryeministrisë për “Ditën e Rinisë”, pjesë edhe Sali Berisha
Në përkujtim të “Ditës së Rinisë”, Forumi Rinor i PD-së do të zhvillojë një marshim këtë të diel në kryeqytet. Mësohet se marshimi do të nisë nga “Qyteti Studenti” për të vijuar drejt kryeministrisë. Po ashtu pjesë e marshimit dot ë jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Këtë e pati konfirmuar disa ditë […]
Në përkujtim të “Ditës së Rinisë”, Forumi Rinor i PD-së do të zhvillojë një marshim këtë të diel në kryeqytet. Mësohet se marshimi do të nisë nga “Qyteti Studenti” për të vijuar drejt kryeministrisë.
Po ashtu pjesë e marshimit dot ë jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Këtë e pati konfirmuar disa ditë më parë vetë kryedemokrati.
“Organizimin e ka forumi rinor, e kanë të rinjtë. Kudo që janë jam me ta”, tha Berisha të enjten e 5 Dhjetorit pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve.
Shqipëria kujton sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend.
Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të protestave që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë./tvklan.al