Lessler: Maqedonia duhet të kalojë në disa çështje të rëndësishme politike
Parlamenti Europian do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut por Maqedonia duhet të kalojë nëpër disa procese të rëndësishme siç janë çështje politike, çështje të sundimit të së drejtës dhe ndryshime në sistem, të cilat janë hapa të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Europian, u shpreh kryesuesi i delegacionit te komitetit te përbashkët parlamentar të BE-së […]
Parlamenti Europian do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut por Maqedonia duhet të kalojë nëpër disa procese të rëndësishme siç janë çështje politike, çështje të sundimit të së drejtës dhe ndryshime në sistem, të cilat janë hapa të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Europian, u shpreh kryesuesi i delegacionit te komitetit te përbashkët parlamentar të BE-së dhe RMV, Karlo Ressler. Duke u përgjigjur për kontestin me Bullgarinë, Ressler tha se Parlamenti Europian mund ta relaksojë situatën. Ai shtoi se edhe Kroacia si një shtet anëtar i BE-së është e disponueshme si mik i Maqedonisë së Veriut që ta përkrahë vendin dhe të ndikojë si lehtësues për anëtarësim, sepse kjo është në interes jo vetëm të Europës juglindore por në interes të gjithë Unionit.
“Kjo çështje është një çështje dypalëshe që duhet zgjidhur mes dy shteteve, Bullgarisë- vendit anëtar dhe vendit kandidat për në BE – Maqedonisë së Veriut. Bashkimi Evropian është këtu e gatshme, në bazë të përvojës që kemi pasur deri më tani, sikurse ajo me Kroacinë, mund të jetë një ndihmës, ai mund të jetë një lehtësues dhe mediator i një bisede të tillë, dhe është e qartë se ne në një dimension parlamentar, mund të përpiqemi të relaksojmë situatën”, është shprehur Lessler.