Llalloshi pasi iu bashkua VV-së: Besoj fuqishëm se mund të krijojmë politika për nevojat reale të të gjitha komuniteteve
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në lidhje me këtë, ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram. Edona Llalloshi ka thënë se e ka marrë këtë hap për të kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në lidhje me këtë, ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram.
Edona Llalloshi ka thënë se e ka marrë këtë hap për të kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe adresimin e çështjeve të rëndësishme shoqërore.
“Të dashur qytetarë të vendit tim, publiku im i çmuar, familjarë të dashur, Me kënaqësi dua të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e listës Lëvizja Vetëvendosje”, shkroi ajo.
Ajo theksoi se qëllimi i saj është të krijojë politika që reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke përfshirë çështje si barazia gjinore, dhuna në familje dhe promovimi i kulturës.
“Besoj fuqishëm se mund të krijojmë politika të cilat reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Përkushtimi im do të jetë adresimi i çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, dhunën në familje, kulturën dhe jo vetëm”, shkroi ndër të tjerash Edona.