Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament

Pas marrëveshjes mes PS dhe PD së drejtuar nga Sali Berisha, ka reaguar ambasada e SHBA në Tiranë. Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” të ambasadës, theksohet inkurajimi për rikthimin e normalitetit në parlament. Më tej, në këtë reagim thuhet se një demokraci e shëndetshme duhet të ketë institucione funksionale. “Ambasada […]

Mars 12, 2024 - 22:00
 0  4
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament

Pas marrëveshjes mes PS dhe PD së drejtuar nga Sali Berisha, ka reaguar ambasada e SHBA në Tiranë.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” të ambasadës, theksohet inkurajimi për rikthimin e normalitetit në parlament.

Më tej, në këtë reagim thuhet se një demokraci e shëndetshme duhet të ketë institucione funksionale.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”,-shkruhet në reagimin e ambasadës.