Mëngjesin e sotëm është regjistruar tërmet me magnitudë 2,3 në Maqedoninë e Veriut
Një tërmet me magnitudë lokale Rihter prej ML2.3 është regjistruar herët në mëngjesin e sotëm në orën 01:36 në zonën epiqendrore të Tetovës-Gostivarit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matemoatiko-Natyrore në Shkup, transmeton Portalb.mk. Epiqendra e tërmetit ka qenë 47 kilometra në jugperëndim të Shkupit, ndërsa është ndjerë në Gostivar dhe rrethinë me intensitet […]
Një tërmet me magnitudë lokale Rihter prej ML2.3 është regjistruar herët në mëngjesin e sotëm në orën 01:36 në zonën epiqendrore të Tetovës-Gostivarit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matemoatiko-Natyrore në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 47 kilometra në jugperëndim të Shkupit, ndërsa është ndjerë në Gostivar dhe rrethinë me intensitet III gradë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Kujtojmë se dy ditë më parë në Kosovë u regjistruan dy tërmete, të cilët sipas dëshmive të qytetarëve në rrjetet sociale ishin ndjerë edhe në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në Tetovë, Gostivar dhe Shkup.