Miteva: Deri në vitin 2028 do të ketë rritje të pagave në arsim deri në 46%

Zëdhënësja e re e Qeverisë, Marija Miteva, sot në një konferencë për media ka paralajmëruar rritje të pagave në arsim për 46%. Ajo tha se Qeveria po ndërmerr hapa për përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha sferat dhe për këtë, pas negociatave të gjera tha se kanë marrë vendim për rritjen e pagave […]

tetor 14, 2024 - 16:01
 0  5
Miteva: Deri në vitin 2028 do të ketë rritje të pagave në arsim deri në 46%

Zëdhënësja e re e Qeverisë, Marija Miteva, sot në një konferencë për media ka paralajmëruar rritje të pagave në arsim për 46%.

Ajo tha se Qeveria po ndërmerr hapa për përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha sferat dhe për këtë, pas negociatave të gjera tha se kanë marrë vendim për rritjen e pagave të mësuesve dhe pedagogëve.

“Përkatësisht do të ketë rritje prej 5% duke filluar nga paga e tetorit, e cila do të paguhet në muajin nëntor të vitit, deri në pagën e shkurtit, e cila do të paguhet në mars 2025. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është vendimi i Qeverisë për të vazhduar me rritjen e vazhdueshme të pagave të stafit arsimor, prandaj është mbajtur qëndrimi që tashmë në muajin mars 2025 të kemi rritje të pagave prej 7%.

“Në vitin 2026, në muajin mars, në varësi të gjendjes së buxhetit, do të ketë rritje të pagave nga 7 e gjysmë deri në 10%. Përveç kësaj, në vitin 2027, sërish në varësi të gjendjes së buxhetit, duhet të ketë rritje të pagave nga 7 e gjysmë deri 10%, ndërsa në mars 2028 rritja duhet të jetë ndërmjet 10 dhe 12% e gjysmë”, tha Miteva:

“Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdojnë të krijojnë dialog partneriteti me LSM-në, e cila mban qëndrimin se Marrëveshja Kolektive do të miratohet më së voni deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm sipas metodologjisë së lartpërmendur dhe bazuar në mbi të, këto, por edhe të gjitha pyetjet e tjera të hapura”, tha Miteva.