Rama mbledh grupin e PS, diskutime për marrëveshjen me PD e Berishës dhe agjendën parlamentare

Një ditë pas Asamblesë, PS ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar, ku do të diskutohet për agjendën parlamentare të javës. Në këtë mbledhje është i pranishëm edhe vet kryesocialisti Edi Rama. Po ashtu, në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe mbi dakordësinë e arritur me deputetët e Rithemelimit për rikthimin e Kuvendit në normalitet. […]

Mars 18, 2024 - 11:00
 0  5
Rama mbledh grupin e PS, diskutime për marrëveshjen me PD e Berishës dhe agjendën parlamentare

Një ditë pas Asamblesë, PS ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar, ku do të diskutohet për agjendën parlamentare të javës.

Në këtë mbledhje është i pranishëm edhe vet kryesocialisti Edi Rama. Po ashtu, në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe mbi dakordësinë e arritur me deputetët e Rithemelimit për rikthimin e Kuvendit në normalitet.

Kreu i qeverisë pritet t’u lërë porositë e tij ligjvënësve socialistë për qëndrimet që duhet të mbajnë dhe aktivizimin e tyre në parlament.

Pas 5 muajsh kaos, Kuvendi pritet t’i kthehet normalitetit, ndërsa opozita sot do marrë pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare të parashikuara në rendin e ditës.