Nga foltorja parlamentare deri te publiku, retorika presidenciale e Gordana Siljanovska Davkovës

Përmes retorikës së ndërthurur me metafora e të mbështetur me dekorime antologjike, presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj të parë vjetor në Kuvend më 25 dhjetor të vitit 2024 foli për zhvillimet aktuale dhe rrjedhën e ngjarjeve të vitit të kaluar, si dhe për pritshmëritë për këtë vit, vitin 2025, shkruan Meta.mk, transmeton […]

Jan 6, 2025 - 08:00
 0  6
Nga foltorja parlamentare deri te publiku, retorika presidenciale e Gordana Siljanovska Davkovës
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova gjatë fjalimit në Kuvend. Foto: Kabineti presidencial

Përmes retorikës së ndërthurur me metafora e të mbështetur me dekorime antologjike, presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj të parë vjetor në Kuvend më 25 dhjetor të vitit 2024 foli për zhvillimet aktuale dhe rrjedhën e ngjarjeve të vitit të kaluar, si dhe për pritshmëritë për këtë vit, vitin 2025, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Jean-Jacques Rousseau në veprën e tij “Kontrata sociale” për sovranitetin thotë se ai konsiston në vullnetin kolektiv të të gjithë qytetarëve. Presidentja thotë, në kuptimin e fjalës së Rusosë, se sovraniteti i takon qytetarit dhe popullit si një demos, domethënë si një bashkësi individësh.

Duke bërë thirrje për zbatim praktik të demokracisë në kuptimin më thelbësor të kësaj fjale, fillon fjalimi në drejtim të të cilit në vijë të drejtë ajo vendos epitetet sovran, i pavarur, demokratik dhe social, para fjalës shtet.

Me një përdorim të theksuar të përemrave pronorë në vetën e parë, morfologjia realizon vizionin e folësit për ta vendosur veten në një pozicion qendror të rrëfimit duke e përforcuar ndjenjën e autoritetit:

“Para së gjithash, ndërtimi i një shteti standard evropian me një sistem politik demokratik është qëllimi im kryesor.”

“Liria, e drejta dhe drejtësia janë ideologjia ime”.

“Thirrja dhe respektimi i së drejtës kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare është arma ime politike”.

“Mbrojtja e interesit shtetëror dhe kombëtar është motivi im themelor politik”.

Koncepti i paqes së përjetshme i trajtuar nga filozofi gjerman Immanuel Kant në vazhdim është përdorur për ta theksuar kompleksitetin e të qenit në një bashkim vizionesh të përbashkëta:

“Liderët e BE-së asnjëherë nuk duhet të harrojnë se Komuniteti Evropian ishte një projekt paqësor që duhej të garantonte një paqe të përjetshme evropiane Kantiane, ndërsa sot shtete evropiane janë në luftë”.

Nga thesari i mitologjisë greke thembra e Akilit dhe kutia e Pandorës i pasqyrojnë pretendimet ballkanike përkundër atyre evropiane:

“Disa politologë perëndimorë në mënyrë metaforike për Ballkanin Perëndimor shkruajnë se është thembra e Akilit e BE-së. Nëse është ashtu, as Parisi nuk duhet ta ketë në shënjestër atë, ndërsa Berlini dhe Brukseli nuk duhet të lejojnë që të jetë në shënjestër”.

“Kutia ballkanike e Pandorës nuk duhet të bëhet kutia evropiane e Pandorës”.

Dhe siç thotë Hemingway Lamtumirë, armë, në të njëjtin drejtim presidentja tha se nuk u gëzohet luftërave dhe armëve, duke e theksuar nevojën e përshtatjes së Strategjisë së mbrojtjes me sfidat globale të imponuara nga ndryshimi i doktrinave të luftës.

Ajo që vihet re është paraqitja piktoreske e Presidentes, Kuvendit, Qeverisë, gjyqësorit, pushtetit, opozitës, sektorit joqeveritar, medias si një orkestër i sinkronizuar, i mirëushtruar dhe me përvojë:

“Në repertorin e të cilit është simfonia “qeverisja e të drejtës”, me të cilën duhet të prezantohemi në koncertin final në Bruksel”.

Duke vazhduar me të njëjtën metaforë, ajo thotë:

“Ne, unë, kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, por edhe të gjithë ministrat e tjerë, i ndërtojmë dhe i harmonizojmë pikëpamjet tona brenda vendit, ndërsa jashtë performojmë si një treshe dhe kor harmonik.

Interesante është se si përmes figurave stilistike zbërthehet kompleksiteti i ideve abstrakte, ndaj ato rezonohen shumë më lehtë nga publiku.

Ajo e shpreh edhe mbështetjen e saj të hapur për ish-ministren e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për zëvendës-sekretare të përgjithshme të NATO-s nëpërmjet një metafore:

“Është e palogjikshme t’i mbështesim kandidatët e vendeve të tjera kur kemi kandidatin tonë, edhe nëse vjen nga radhët e opozitës”.

“Është e palogjikshme të bësh tifo për ekipin  tjetër në një ndeshje në të cilën merr pjesë kombëtarja e Maqedonisë”.

Një idiomë angleze që e pasqyron kulturën e negociatave thotë:

Kjo do të ishte një win zgjidhje për Bullgarinë, sepse ajo do të përmbushte kërkesën e saj, por më vonë, ndërsa në ndërkohë do të na ndihmonte në integrimin evropian, në frymën e Preambulës së Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, e vetëdijshme se sa më shpejt të përfundojnë negociatat tona, aq më shpejt ajo do ta arrijë qëllimin e saj”.

“Për ne, një win do të ishte mundësia për t’u marrë me reformat evropiane, në vend se me pengesat ballkanike dhe ne do të shpejtonim që t’i përfundojmë negociatat.”

“Për të dy vendet win-win do të ishte miqësia e forcuar dhe fqinjësia e dëshmuar.”

Antiteza, si një mjet sintaksor i shprehjes që përfshin krahasimin e bazuar me të kundërtën, është përcjellë nëpërmjet deklaratës:

“Na piu e zeza nëse nuk e shohim të zezën me sy hapur dhe e nuk e zbardhim atë duke e sanksionuar”.

Nuk la pa përmendur edhe figurat e shquara të luftës maqedonase, ndërsa ishte një rast i shkëlqyer që dita e mbajtjes së seancës të përputhej pikërisht me ditën kur doli nga shtypi vepra “Za Makedonckite raboti (Për çështjet maqedonase)” e ideologut për bashkimin e popullit maqedonas – Krste Petkov Misirkov.

“Në të, Misirkov na paralajmëron se si shkak për çdo dështim, ndarjet na shtyjnë drejt mosqenies. Dhe e kundërta, se bashkimi është parakusht për çdo sukses dhe bazë për një të ardhme të ndritur”.

“Vetëm nëse i lëmë mënjanë përçarjet dhe grindjet, interesat e ngushta partiake e personale, dhe bashkohemi rreth të mirës së përbashkët dhe interesit publik, do të kemi sukses që ta rivendosim kontratën shoqërore të Misirkovit dhe ta bëjmë atdheun tonë një vend të denjë për të jetuar për të gjithë qytetarët e saj, të tashmit dhe të ardhshmit”.

Të shprehurit gjuhësor në këtë fjalim synon përtej denotimit të përgjithshëm. Përdorimi i gjuhës figurative e realizon atë që duhet të depërtojë më thellë nëpërmjet fjalës së folur, luftën kolektive për një kauzë të përbashkët, e vërtetë vetëm kur dallimet dhe mosmarrëveshjet do të vihen ad akta.