Një 72 vjeçare humbi jetën nga zjarri që shpërtheu në banesën e saj në Kërçovë

Më 07.05.2025 në orën 23:32, në DPB Kërçovë është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një apartament në rrugën “4 Korriku” në Kërçovë, në pronësi të Z.S. (72) nga Kërçova, transmeton Portalb.mk. Nga plagët e marra nga zjarri, ndërroi jetë në vendngjarje pronarja, Z.S., ndërsa vdekja e saj u konfirmua nga një mjek i Shërbimit […]

maj 8, 2025 - 13:00
 0  5
Një 72 vjeçare humbi jetën nga zjarri që shpërtheu në banesën e saj në Kërçovë
Zjarrfikësit. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

Më 07.05.2025 në orën 23:32, në DPB Kërçovë është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një apartament në rrugën “4 Korriku” në Kërçovë, në pronësi të Z.S. (72) nga Kërçova, transmeton Portalb.mk.

Nga plagët e marra nga zjarri, ndërroi jetë në vendngjarje pronarja, Z.S., ndërsa vdekja e saj u konfirmua nga një mjek i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore.

Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Kërçovës dhe prokurori publik kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.