“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj

PD ka deklaruar se do të votojë kundër marrëveshjes së qeverisë me qeverinë gjermane për transportin publik urban në kryeqytet. Ministri i Brendshëm Taulant Balla iu dha një përgjigjie, duke ju kujtuar zgjedhjet e 2025-ës. “Jeni disfatistë! Këtë të paktën ua përgëzojmë, se nëse do ishe në opozitë dhe vitin tjetër janë zgjedhjet, do thuash […]

maj 9, 2024 - 23:00
 0  3
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj

PD ka deklaruar se do të votojë kundër marrëveshjes së qeverisë me qeverinë gjermane për transportin publik urban në kryeqytet. Ministri i Brendshëm Taulant Balla iu dha një përgjigjie, duke ju kujtuar zgjedhjet e 2025-ës.

“Jeni disfatistë! Këtë të paktën ua përgëzojmë, se nëse do ishe në opozitë dhe vitin tjetër janë zgjedhjet, do thuash do ta votoj këtë marrëveshje sepse vitin tjetër fillon zbatimi dhe unë jam në qeveri. Por e dini se keni 0 shans! Kjo është një marrëveshje kredie 10 vjeçare, unë të paktën mendova se keni në plan të mendoni për zgjedhjet e 2029-ës, por ju s’po mendoni as për 2033-in.”

Më tej ai ironizoi protestën para bashkisë së Tiranës.

“Mendoni se ia keni borxh Saliut pse jeni në këtë sallë. Ta veshësh luan, edhe ta vësh edhe mbi kokë. Nuk e kuptoj pse duhet të shkosh të protestosh te Bashkia, me bluzën “Lironi Saliun!” “Liro Saliun te bashkia, ç’lidhje ka? Unë në përgjithësi nëpër Tiranë lëviz në këmbë, por ti dhe shokët e tu kur shkoni edhe në protestë te bashkia, parkoni “Benzat” te parkingu. E drejta për protestë është kushtetuese, por degradimi, që sa herë vjen është fjalimi i njërit dhe nja 5 idiota që e shoqërojnë që duhet të hedhin bomba molotov. Kur në sheshin Skënderbej janë dhe të paktën 2 mijë turistë të huaj, kjo nuk është politikkë, as opozitë, por degradim i një opozite të shpërbërë në 100 copash. Se sa foli njëri për mundësira…Të paktën ja keni borxh këtij vendi që u ka bërë deputetë që të mos dëmtoni këtë industry kaq të rëndësishme sikurse është turizmi dhe më pas…”

Hiqe atë bluzë, se le nam!”, kështu iu drejtua deputetes së PD Albana Vokshi.

Mirë është që mos transportosh as ti, e as kolegia jote bombat molotov te bashkia se ajo është një vepër penale dhe padyshim që kjo vepër ju dëmton ju, qytetarët…Ju lutem! Mos ia bëni këtë nder Erjonit duke shkuar poshtë dritares së tij e duke thirrur “Lironi Saliun”, se nuk e ka arrestuar ai”, shtoi Balla.