Pas një muaji agjërimt, muslimanët në RMV dhe mbarë botën sot festojnë Fitër Bajramin, gëzuar!
Besimtarët muslimanë sot në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një ndër festat më të mëdha, e cila vijon menjëherë pas mbarimit të agjërimit të Muajit të Ramazanit, shkruan Portalb.mk. Në ora 5.47 besimtarët në Shkup në RMV kanë falur namazin e sabahut, ndërkaq në ora 7.02 namazin e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror […]


Besimtarët muslimanë sot në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një ndër festat më të mëdha, e cila vijon menjëherë pas mbarimit të agjërimit të Muajit të Ramazanit, shkruan Portalb.mk.
Në ora 5.47 besimtarët në Shkup në RMV kanë falur namazin e sabahut, ndërkaq në ora 7.02 namazin e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe u transmetua drejtpërdrejtë në TVM2.
Pas faljes së namazi i Fitër Bajramit, muslimanët kanë uruar njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti.
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis Shaqir efendi Fetahu në porosinë e Fitër Bajramit theksoi se:
“Për besimtarin, festa e Fitër Bajramit është kulmi i këtyre përpjekjeve dhe një ditë e madhe gëzimi. Është dita e fitores së besimit mbi mosbesimin, e fitores së të mirës mbi të keqen, e fitores së dijes mbi injorancën, e fitores së paqes mbi luftën, e fitores së solidaritetit mbi ndarjen, e fitores së respektit mbi urrejtjen, dhe e fitores së njerëzores mbi jonjerëzoren.
Fitër Bajrami është një ditë e veçantë, një ditë që shpreh falënderimin tonë të thellë për përkushtimin ndaj Zotit të Madhërishëm. Pra, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë. “, thotë Fetahu.
Urime kanë dërguar edhe liderët politik në Maqedoninë e Veriut, rajonit e mbarë botës.
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe.
Ramazani është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Në fund të ramazanit vjen Fitër Bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.
Redaksia e Portalb.mk ua uron të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Fitër Bajramit, duke uruar për shëndet, mirëqenie, dhe solidaritet.