Përgjegjësi për rastin në Çellopek do ta mbajë mësuesja e cila organizoi manifestimin për ’28 Nëntorin’
Njëra nga mësimdhënëset që organizoi manifestimin në shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek të Tetovës, ku nxënësit ishin të veshur me uniforma ushtarake me emblemat e UÇK-së dhe me armë në duar do të mbajë përgjegjësi. Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke thënë se ky është konstatimi nga […]
Njëra nga mësimdhënëset që organizoi manifestimin në shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek të Tetovës, ku nxënësit ishin të veshur me uniforma ushtarake me emblemat e UÇK-së dhe me armë në duar do të mbajë përgjegjësi. Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke thënë se ky është konstatimi nga raporti i inspektorëve të Arsimit që kanë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në shkollë, transmeton Portalb.mk.
Për rastin do të njoftohen drejtori i shkollës dhe kryetari i komunës, nga të cilët Janevska pret të veprojnë në përputhje me ligjin.
“Por ajo që është më e rëndësishme për mendimin tim është se në këtë shkollë, por edhe në disa të tjera ku kemi pasur raportime për parregullsi, ku po tregoj sinqerisht, nuk janë konstatuar parregullsi, por ka pasur një lloj revolte, do të zbatojmë trajnime për bashkëjetesë, multikulturalizëm, multietnicitet dhe për këtë do të kërkojmë mbështetje edhe nga OSBE-ja”, tha Janevska në përgjigje të pyetjeve gazetareske në Rektoratin e UKM-së ku mori pjesë në konferencën “Edukim më i mirë për rritje më të fortë.”
Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit kanë hyrë në shkollën “7 Marsi” në Çellopek të Tetovës, pasi aty më 28 Nëntor është organizuar manifestim me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit shqiptar, ku nxënësit kanë veshur uniforma ushtarake me emblemat e UÇK-së.
Kujtojmë se në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit, në Maqedoninë e Veriut ndodhën një sërë ngjarjesh të cilat çojnë në përplasje dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike.
Nisma e ministres së Arsimit Vesna Janeva për hetim nga Inspektorat i Arsimit në këtë shkollë është konsideruar si ksenofobike nga partitë opozitare shqiptare në vend.
Kjo nismë ishte varg i ngjarjeve që ndodhën në Maqedoninë e Veriut pas 28 Nëntorit të cilat çojnë në përplasje dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike.
Për ngjarjet e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, janë arrestuar 18 persona, katër prej të cilëve përfunduan në paraburgim 8 ditor, për shkak të grisjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut dhe përfshirjes në rrahje.
Poashtu me 1 dhjetor, në Kumanovë u dogjën disa vetura, një objekt afarist dhe një fasadë shtëpie, të cilat u përkasin qytetarëve shqiptar.