18 të arrestuar deri tani në Maqedoninë e Veriut për ngjarjet e ’28 Nëntorit’, 4 në paraburgim
Ministria e Brendshme deri tani ka arrestuar 18 persona në lidhje me ngjarjet e Ditës së Flamurit Shqiptar, nga të cilët katër janë në paraburgim, ndërsa ndaj dhjetëra personave ka nisur procedimi penal për shkak kaosit në rrugë dhe në komunikacion, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas takimit të sotëm dypalësh me […]
Ministria e Brendshme deri tani ka arrestuar 18 persona në lidhje me ngjarjet e Ditës së Flamurit Shqiptar, nga të cilët katër janë në paraburgim, ndërsa ndaj dhjetëra personave ka nisur procedimi penal për shkak kaosit në rrugë dhe në komunikacion, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas takimit të sotëm dypalësh me kolegun e tij boshnjak Nenad Neshiq, transmeton Portalb.mk.
Toshkovski bëri thirrje për arsye dhe mençuri dhe porositi se MPB do të përgjigjet me vendosmëri ndaj të gjithë atyre që tentojnë të shkelin dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për nëpërkëmbje të një simboli shtetëror të Maqedonisë apo të ndonjë vendi fqinj. Ai shprehu shpresën se këto janë raste të izoluara, duke qenë se autorë të veprave penale kanë qenë të rinj, por siç tha ai, “nuk më duket kështu”.
“Kemi ndërhyrë në mënyrë të duhur, me shpejtësi dhe me përgjegjësi si Ministri e Punëve të Brendshme. Po hetojmë gjithçka që ka të bëjë me këto ngjarje, në drejtimin nëse kanë ndodhur dhe si kanë ndodhur, qoftë nga aspekti i motivit, apo nga aspekti i veprimeve që janë kryer. Ne iu përgjigjëm me vendosmëri njëlloj të gjithëve. Gjatë ditës së parë, gjatë festës, ne arrestuam tetë persona. Tre prej tyre përfunduan në paraburgim për djegien e flamurit maqedonas. Të nesërmen arrestuam edhe tre të tjerë në Prilep për djegien e flamurit shqiptar. Arrestuam një person në Kumanovë për prishje të simbolit shtetëror të Republikës së Serbisë. Kemi ndaluar edhe një person në Kërçovë për shkelje të flamurit maqedonas dhe shqiptar. Dhe gjatë ditës së djeshme, gjegjësisht pardje, kemi arrestuar edhe një person tjetër i cili është kapur duke djegur flamurin shqiptar në Shkup dhe jam informuar se edhe ai në procedurë paraprake ka marrë masën e paraburgimit”, tha Toshkovski.
Ndërkohë për incidentet në Kumanovë, ministri dyshon qëndron një grup i organizuar mirë. Në këtë moment ai tha se nuk mund të japë informacion shtesë për rastin sepse është ende në fazën e hetimeve paraprake, por për dallim nga incidentet në Shkup nga java e kaluar, kur u gris flamuri i Maqedonisë, tha se pas këtij rasti qëndron qartë një grup i organizuar mirë.
“Për rastin në Shkup mund të dyshojmë nëse fëmijët e kanë shkaktuar incidentin aksidentalisht apo dikush i ka motivuar në përputhje me rrethanat, por në rastin e dytë me djegien e veturave ka qenë një grup i organizuar mirë”, tha Toshkovski.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të së gazetarëve, ministri tha se në këtë moment nuk do të donte të spekulonte pse në këtë incident u dogjën veturat dhe objektet e zyrtarëve të BDI-së.
“Ka pasur supozime që kanë qenë të ndara në opinion nga parti të ndryshme. Ndoshta bëhet fjalë për fatura të padorëzuara nga e kaluara, ndoshta për nxitje të tensioneve, ndoshta për arsye krejtësisht të treta. Për momentin mendoj se nuk do të ishte me vend të flisja sepse jemi në fazën e hetimeve paraprake”, shtoi ministri.
Kujtojmë se në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit, në Maqedoninë e Veriut ndodhën një sërë ngjarjesh të cilat çojnë në përplasje dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike.
Me rastin e ditës 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, u arrestuan tetë persona, tre prej të cilëve përfunduan në paraburgim 8 ditor, për shkak të grisjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut dhe përfshirjes në rrahje.
Me 1 dhjetor, në Kumanovë u dogjën disa vetura, një objekt afarist dhe një fasadë shtëpie, të u përkasin qytetarëve shqiptar.
Gjithashtu, reagime ka nxitur nisma e ministres së Arsimit Vesna Janeva për hetim nga Inspektorat i Arsimit në shkollën fillore “7 Marsi” në fshatin Çellopek të Tetovës, ku gjatë performancës nxënësit mbanin armë plastike dhe ishin të veshur me uniforma të UÇK-së. Veprimi i Janevës është konsideruar si ksenofobik nga partitë opozitare shqiptare në vend.
- LEXO: RMV, u arrestuan tetë persona për ngjarjet në festën e 28 Nëntorit, tre në paraburgim tetë ditor
- LEXO: Nxënësit veshën uniforma të UÇK-së për festat e nëntorit, Janevska paralajmëroi inspektim në shkollë “7 Marsi” në Çellopek të Tetovës
- LEXO: Në Kumanovë është djegur makina e prokurorit Xhelal Bajrami dhe dyqani i një funksionari të BDI-së