Presidentja Vjosa Osmani takoi ambasadorin Jonathan Hargreaves, diskutuan për zhvillimet e fundit politike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend. Poashtu presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën. “Presidentja gjithashtu diskutoi


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend. Poashtu presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.
“Presidentja gjithashtu diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë tranzicionale, përfshirë mbështetjen për Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, si një institucion kyç për dokumentimin e së vërtetës dhe promovimin e drejtësisë. Në përmbyllje, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në fushën sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë, si dhe të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në njoftim. /Klankosova.tv
