QKC: Mungesë e procedurave, transparencës dhe llogaridhënies në blerjet që financohen me para nga prindërit në shkolla

Hulumtimi i kryer në 96 shkolla fillore dhe të mesme në 8 komuna në vend, nxjerr në pah se blerjet për sigurime, uniforma për nxënësit, fotografi, ushqime, etj. kryhen në procedura për të cilat nuk ka rregulla të përcaktuara qartë që do të mundësonin përzgjedhjen e ofertave më të favorshme dhe vlerën më të mirë […]

Prill 17, 2024 - 13:00
 0  3
QKC: Mungesë e procedurave, transparencës dhe llogaridhënies në blerjet që financohen me para nga prindërit në shkolla
Hapësirat për realizimin e procesit arsimor. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Hulumtimi i kryer në 96 shkolla fillore dhe të mesme në 8 komuna në vend, nxjerr në pah se blerjet për sigurime, uniforma për nxënësit, fotografi, ushqime, etj. kryhen në procedura për të cilat nuk ka rregulla të përcaktuara qartë që do të mundësonin përzgjedhjen e ofertave më të favorshme dhe vlerën më të mirë për paratë e shpenzuara, transmeton Portalb.mk.

Shpalljet publike publikohen vetëm për ekskursionet, sepse Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka miratuar procedurat për to tashmë në vitin 2014.

Shumica e shkollave nuk mund të shpjegojnë se si është bërë zgjedhja e kompanive për shërbimet e të cilave prindërit paguajnë. Edhe për ato shkolla që kanë dorëzuar vendimet e përzgjedhjes nga këshillat e prindërve, nuk mund të përcaktohet se si janë grumbulluar ofertat e shqyrtuara, pra kush ka vendosur se nga cilat kompani të veçanta të kërkojë oferta për blerjet.

Kjo situatë është pasojë e zvarritjes së Ministrisë së Arsimit në hartimin e akteve nënligjore që do të rregullojnë mënyrën e kryerjes së prokurimit në institucionet arsimore, të cilat nuk janë objekt i Ligjit për Prokurim Publik. Në këtë mënyrë mundësohet që shkollat ​​të jenë jotransparente dhe jo të përgjegjshme për mënyrën e shpenzimit të parave nga prindërit.

Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021 – 2025 parashikonte që Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i hartojë këto akte nënligjore (rregullore) tashmë në gjysmën e parë të vitit 2022, me qëllim që të reduktohen mundësitë e gjera për korrupsion dhe shpërdorimi i pozitës zyrtare.

Ky hulumtim është përgatitur në kuadër të projektit “Mbrojtja nga korrupsioni” me ndihmën financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup, të implementuar nga Qendra për Komunikim Civil, në periudhën prej 1 nëntor 2021 deri më 31 tetor 2024.

Qendra për Komunikime Civile (QKC) në Raportin e rregullt paraprak të monitorimit të prokurimeve publike të kryera nga janari deri në qershor 2023, si dhe indeksin e racionalitetit, ku ishin krahasuar çmimet me të cilat institucione të ndryshme kanë prokuruar saktësisht të njëjtin produkt apo shërbim, në këtë rast shërbime të kapjes dhe trajtim profesional i qenve endacakë. Në gjetjet kryesore thuhet se çdo e treta kontratë e prokurimit publik është lidhur në procedurë në të cilën ka marrë pjesë vetëm një kompani.