Xhaferi: Ndërlidhemi në mënyrë rajonale, për lëvizje të lirë të qytetarëve, sipas standardeve evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka vizituar sot Komunën e Dibrës për të inspektuar punimet në rrugën Burimi – Ura e Garit dhe rikonstruktimin e SHM “Fusha e Dibrës”. Gjatë vizitës, ai ka dhënë deklaratë për median, duke theksuar rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin rajonal. “Punë kryes, mbikëqyrës të punëve për realizimin […] The post Xhaferi: Ndërlidhemi në mënyrë rajonale, për lëvizje të lirë të qytetarëve, sipas standardeve evropiane appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 25, 2024 - 02:00
 0  3
Xhaferi: Ndërlidhemi në mënyrë rajonale, për lëvizje të lirë të qytetarëve, sipas standardeve evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka vizituar sot Komunën e Dibrës për të inspektuar punimet në rrugën Burimi – Ura e Garit dhe rikonstruktimin e SHM “Fusha e Dibrës”. Gjatë vizitës, ai ka dhënë deklaratë për median, duke theksuar rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin rajonal.

“Punë kryes, mbikëqyrës të punëve për realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës rajonale, Ura e Garit, gjegjësisht Dibër. Sot në saja të aktiviteteve të Qeverisë, gjegjësisht aktivitetet të mija si Kryeministër, në mbikëqyrjen e realizimit të projekteve të filluara me punë të Qeverisë, jemi sot këtu në këtë pikë të mbikëqyrjes.

Bëhet fjalë për projekt të rrugës rajonale që do të lidh Kërçovën, Dibrën dhe zonën e Rekës së Epërme dhe të Poshtme dhe fshatrat përkatëse, ata që do të ketë rrugëtim Llazaropole si pika më e njohur në nivel të shtetit në kuptim të hapësirës. Është një mundësi për të parë realizimin e rrugëve. Nga mbikëqyrësit morëm informatat e duhura për dinamikën e kryerjes së punëve dhe supozimet e tyre janë edhe siç planifikohen nga fundi i vitit të përmbyllet projekti. Kjo mundëson lehtësim të komunikimit të banorëve që jetojnë në këtë zonë dhe të kenë dalje më të shpejtë në autostradën, gjegjësisht Korridorin 8, për të mundur edhe ekonomia por edhe qytetarët të kenë benefite nga shfrytëzimi i kësaj rruge”, theksoi Xhaferi.

The post Xhaferi: Ndërlidhemi në mënyrë rajonale, për lëvizje të lirë të qytetarëve, sipas standardeve evropiane appeared first on InfoShqip.com.