Radev i prerë: S’pranojmë ndryshime në asnjë marrëveshje të arritur deri më tani!

Presidenti bullgar Rumen Radev, në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se Bullgaria nuk pranon ndryshime në marrëveshjet me The post Radev i prerë: S’pranojmë ndryshime në asnjë marrëveshje të arritur deri më tani! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 16, 2025 - 16:00
 0  5
Radev i prerë: S’pranojmë ndryshime në asnjë marrëveshje të arritur deri më tani!

Presidenti bullgar Rumen Radev, në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se Bullgaria nuk pranon ndryshime në marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Rumen Radev, ambicia e deklaruar e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE është një mundësi për të zgjeruar hapësirën e bazuar në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe në këtë mënyrë të forcohet stabiliteti i rajonit.

Në këtë drejtim, Radev shprehu shpresën se Republika e Maqedonisë së Veriut do ta bëjë këtë.

“Maqedonia të fillojë zbatimin real të Konsensusit Evropian nga viti 2022. Bullgaria nuk parashtron kërkesa të reja për perspektivën evropiane të RMV-së, por as nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura, të inkorporuara në kuadrin e negociatave, tha presidenti bullgar në takim”, tha Radev.

The post Radev i prerë: S’pranojmë ndryshime në asnjë marrëveshje të arritur deri më tani! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .