“Rahmet pastë!”, Basha në Kuvend: Nën mjegullën e ish-revolucionit keni bllokuar dhjetëra iniciativa të PD 

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha në fjalë e tij në seancën plenare, është shprehur se qytetarët nuk e dinë se çfarë marrëveshjes janë bërë mes “Rithemelimit” dhe Qeverisë, por e dinë se prej 6 muajsh nën mjegullën e ish-revolucionit janë bllokuar dhjetëra iniciativa të PD.  “Pasi mbaruat këtë serinë e parë të teatrit kthehemi te […]

Prill 18, 2024 - 13:00
 0  6
“Rahmet pastë!”, Basha në Kuvend: Nën mjegullën e ish-revolucionit keni bllokuar dhjetëra iniciativa të PD 

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha në fjalë e tij në seancën plenare, është shprehur se qytetarët nuk e dinë se çfarë marrëveshjes janë bërë mes “Rithemelimit” dhe Qeverisë, por e dinë se prej 6 muajsh nën mjegullën e ish-revolucionit janë bllokuar dhjetëra iniciativa të PD. 

“Pasi mbaruat këtë serinë e parë të teatrit kthehemi te faktet. Qytetarët nuk e dinë se çfarë marrëveshjes bëni ju. Por qytetarët e dinë, se ju prej 6 muajsh nën mjegullën e ish-revolucionit “rahmet past” keni bllokuar dhjetëra iniciativa të PD. 

Ka katër muaj që mbani ne sirtar amendamentin për Kosovën, s’ka nevojë Kosovë për lëpirje. 

Çfarë keni bërë me projektligjin për vettingun e politikanëve? Pse nuk e sillni në Kuvend? Ku e keni projekt vendimin pe heqjen e imunitetit të deputetëve? Keni këto akte dhe dhjetëra akte të tjera nga PD?”,-tha Basha.