RMV, nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës
Nga mesnata do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), çmimi i karburantit dizel do të ulet për gjysmë deniari për litër, ndërsa çmimi i benzinave do të rritet për gjysmë denari. Një litër dizel do të kushtojë 64.5 denarë, benzina […]


Nga mesnata do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), çmimi i karburantit dizel do të ulet për gjysmë deniari për litër, ndërsa çmimi i benzinave do të rritet për gjysmë denari.
Një litër dizel do të kushtojë 64.5 denarë, benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 73.5 denarë për litër, ndërsa një litër Eurosuper BS-98 do të shitet për 75.5 denarë.
Me vendimin e KE-së, çmimi me pakicë i mazutit ulet gjithashtu për 0,592 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 35,45 denarë. Çmimi i vajit ekstra të lehtë nuk ndryshon dhe mbetet 65 denarë për litër.